| Contact Us: +355 68 808 9999

Të izoluar dhe në mjerim, familja Xhika kërkon ndihmë!

Familja Xhika jeton në Hondisht, një fshat shumë i thellë më shumë se dy orë larg Pogradecit. Prej largësisë dhe izolimit për muaj të tërë, fshati është braktisur e sot aty jetojnë vetëm 5 familje. Familja është në kushte shumë të vështira ekonomike, shtëpia është e shkatërruar dhe nuk kanë as vend ku të flenë.

“Nuk po ia dal dot, fëmijët vetëm sëmurën sepse pikon në çdo cep të dhomës, nuk di se ku t’i strehoj. Atë pak asistencë që marr, ikën për të blerë ilaçe për fëmijët gjatë dimrit. Në dyqan nuk mund të marrim më me listë sepse borxhet kanë shkuar shumë. Këtu është zonë shumë e thellë dhe nuk mund të gjesh dot punë,” shprehet me dhimbje Anisa.

Banesa ku është strehuar familja është e një të afërmi, ndërsa familja të vetmen pasuri ka një dylym tokë, por as atë nuk mund ta punojë dot prej terrenit të vështirë. Më parë, kryefamiljari ka emigruar në Greqi dhe Maqedoni, por për shkak të pandemisë ai nuk mund të dal dot jashtë vendit.

Qëndra shëndetësore është më shumë se dy orë larg, ndërsa elektriciteti shkon të shumtën dy orë në ditë. Jetojnë në kushte çnjerëzore, teksa edhe fëmijët i lajnë në të ftohtë, madje as rroba për tu ndërruar nuk kanë.

Prindërit e Arturit janë në gjendje të keqe shëndetësore, i ati ka humbur një këmbë kurse e ëma vuan nga epilepsia. E vetmja gjë që ata kërkojnë është një banesë që mund t’iu sigurojë kushtet minimale, një shtrat, një tryezë dhe pak ushqim.  Jeta është bërë e padurueshme për këtë familje. Por, së bashku mund t’i shpëtojmë!

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë