| Contact Us: +355 68 808 9999

2 vjeçarja vuan nga kanceri i veshkave, e ëma me lot në sy kërkon ndihmë për operacionin e vajzës

Prej ditës që ka ardhur në jetë, familja e Melekut është përballur me vështirësi nga më të shumtat, pasi shëndeti i vajzës së tyre ka qënë mjaft shqetësues.

Familja është orvatur në spitale, pasi Melek Adili 2 vjeç vuan nga kanceri i veshkave. Shteti i ka mundësuar operimin e parë vajzës së vogël.

Për shkak të pamundësisë ekonomike, familja kërkon ndihmën e të gjithë personave që kanë mundësi, për t’i mundësuar vajzës një ndërhyrje të dytë.

Familja nga Kosova, nuk e përballon dot operacionin e vajzës. Nëna e Melek, bën apel për ndihmë, për të shpëtuar vogëlushen, ndërsa duhen 25.000 euro për të paguar spitalin në Turqi.

Melek është në “luftë” me kohën, pasi i duhet sa më shpejtë të kryejë operacionin, pasi shëndeti i saj po përkeqësohet dita-ditës.

Të gjithë bashkë mundemi ta shpëtojmë!

Media Contacts

More to explore

Më Shumë