Misioni ynë

“Fundjavë Ndryshe” është fondacioni më i madh në Shqipëri, me fokus veprimtarinë humanitare. Misioni i “Fundjavë Ndryshe” është lufta kundër varfërisë, një luftë që në themel të saj ka zhvillimin e shoqërisë. “Fundjavë Ndryshe” e ka orientuar veprimtarinë e saj në integrimin social të individit në shoqëri, duke kaluar së pari përmes etapave të mbështetjes ekonomike, shëndetësore e psikologjike. I organizuar përmes një strukture të detajuar, fondacioni “Fundjavë Ndryshe” aplikon krijimin dhe realizimin e programeve humanitare në dimensione të ndryshme të shoqërisë shqiptare. “Fundjavë Ndryshe” shtrihet në gjashtë qarqe të Shqipërisë, të specifikuara për nivelet e larta të varfërisë. E shtrin aktivitetin e saj edhe në zonat rurale, ku nevoja për ndihmë është jetike. Aktualisht “Fundjavë Ndryshe” ka ngritur qendrën më të madhe humanitare në rang kombëtar e rajonal, Qendrën e Solidaritetit. Qendra e Solidaritetit është projekti më i madh social në Ballkan, një projekt që përfshin një tërësi ndërmarrjesh sociale.