| Contact Us: +355 68 808 9999

Durrësi në fokus nga “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari takon zyrtarët e lartë për projektet sociale

“Fundjavë Ndryshe” ka zbarkuar në Durrës, për t’u njohur me problematikat sociale-ekonomike, e në të njëjtën kohë për tu koordinuar për familjet në nevojë. Banesat e reja të ndërtuara falë donatorëve, rastet shëndetësore e po kështu edhe familjet të ndihmuara me ndihma emergjente, vijojnë të jenë fokusi i “Fundjavë Ndryshe”.

Kreu i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, ka takuar sot Kryetaren e Bashkisë Durrës, znj. Emiriana Sako, ku ka diskutuar për problemet sociale në këtë qytet, dhe koordinimin e informacioneve për familjet në nevojë.

Në vazhdën e takimeve, Arbër Hajdari është pritur edhe nga Prefekti i Qarkut Durrës, z. Emiljan Jani, ku temat e diskutimit ishin në kuadër të bashkëpunimit për projektet sociale dhe emergjencat.

Aktualisht në Bashkinë Durrës janë 34 familje që kanë marrë shtëpi të re nga bamirësit e “Fundjavës”, 19 raste shëndetësore dhe 608 familje të ndihmuara periodikisht me ndihma emergjente.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë