BORDI DREJTUES
Arbër Hajdari – Themelues/ Drejtor Ekzekutiv
Arbër Hajdari Arbër Hajdari ka lindur në Tiranë, më 16 shkurt 1994. Ai është themelues i nismës më të madhe sociale në Shqipëri, Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, e cila synon të përmirësojë shoqërinë, duke ndihmuar njerëzit në nevojë të dalin nga varfëria dhe duke udhëhequr të rinjtë drejt realizimit të veprave të mira. Hajdari është diplomuar me rezultate shumë të mira në Drejtësi, si dhe në studimet pasuniversitare.
Emina Çunmulaj- COO/ Anëtare Bordi

Modele. Modelja e mirënjohur me origjinë shqiptare, ka lindur në Michigan të Amerikës më 12 Shtator 1984. Ajo është një nga modelet më të famshme në Amerikë dhe jo vetëm. Që prej vitit 2017 jep kontributin e saj në kauzat e Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” si COO dhe anëtare e bordit.
Ermal Mamaqi- Anëtar Bordi

Aktor, Humorist, Këngëtar. Ka lindur në Tiranë, më 21 mars 1982. Është drejtues i disa prej emisioneve më të suksesshme në Shqipëri. Që prej vitit 2017 është mbështetës dhe kontribues në nismat e “Fundjavë Ndryshe” si anëtar bordi.
Saimir Kristo- Anëtar bordi

Arkitekt, Pedagog. Ka lindur në Tiranë më 1 Shtator 1987. Që nga viti 2011 ai jep kontributin e tij si pedagog dhe Zëvendës-Dekan në degën e arkitekturës. Që prej vitit 2015 është anëtar bordi i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” duke mbështetur kauzat dhe nismat e tij.
.
Agim Baci- Anëtar Bordi

Publicist dhe kritik letrar. Ka lindur në Durrës më 14 Shtator 1971. Prej vitesh jep kontributin e tij në shoqërinë shqiptare përmes artit të letërsisë dhe kritikës letrare. Ai është anëtar bordi në Fondacionin “Fundjavë Ndryshe” që në vitin 2015.
.
Flori Karaj-Anëtar Bordi

Publicist, Opinionist. Flori KARAJ, lindur në Librazhd më 22 Mars 1953, jep kontributin e tij në shoqërinë shqiptare prej disa vitesh si opinionist, publicist dhe si anëtar bordi në “Fundjavë Ndryshe” që prej vitit 2015.
Florjan Binaj-Anëtar Bordi

Aktor. Florjan Binaj është një aktor i mirënjohur i humorit, i lindur në Tiranë më 12 Tetor 1985. Që prej 13-vjetësh është një nga aktorët veteranë të varietesë së mirënjohur televizive i cili studimet i ka ndjekur në një tjetër fushë të artit, atë të pikturës. Prej vitit 2017 ai jep kontributin e tij si anëtar bordi në Fondacionin “Fundjavë Ndryshe”.
EKIPI
Orgest Beti- Koordinator i Përgjithshëm









