Dhjetë vite plot vuajtje për Arsi Xhedikun, e njëkohësisht edhe për familjarët e tij. E ëma e tij tregon me lot në sy se që në muajin e shtatë të shtatzënisë u pikas nga mjekët, se diçka nuk shkonte.
Djali për fat të keq kishte një veshkë më të zmadhuar, një aortë të zemrës më të zgjeruar dhe kanali i lëngut të trurit ishte më i zgjeruar. Mjekët e kishin këshilluar që ta hiqte fëmijën, por vendimi i saj ishte që të mbante këtë krijesë.
Nga ky vendim, jeta e saj mori një tjetër rrjedhë. Vuajtjet dhe sakrificat do të ishin pjesë e përditshmërisë. Familja e cila jeton në Peshkopi nuk kanë mundësi, duke u’a shuar shpresat për të bërë një ndërhyrje. Kur Arsi ka qenë 1-vjeç, shpretka dhe mëlçia i dhanë një shqetësim aq të madh sa pësoi trompozë në kokë. Mjekët i kishin thënë që t’ia operonin këmbët, të cilat sot e kësaj dite i ka të nxira.
Familja është në kufijtë e mbijetesës, ku mundësitë e vetme janë falë pensionit të gjyshes dhe me asistencën që merr djali. Kurimi i tij kushton 15.000$. Secili prej nesh mund t’ia ndryshojë jetën falë kontributit. Të bëhemi bashkë për të shpëtuar Arsin e vogël!
“Në muajin e shtatë u vu re që bebi im kishte diçka. Ishte ëndrra më e madhe që unë të bëhesha nënë. Kishte një veshkë më të zmadhuar, një aortë të zemrës me të zgjeruar dhe kanali i lëngut të trurit ishte më i zgjeruar.
Më thanë që ta heqë fëmijën, por unë nuk pranova. E ktheva dhimbjen në forcë dhe unë thoja; unë do jetojë për këtë fëmijë. Kërkoja ndihmë nga mjekët, sepse për mua ishte vetëm Zoti dhe doktori. Nuk kisha njeri tjetër.
Në moshën 1 vjeç, shpretka dhe mëlçia i dhanë një shqetësim aq të madh sa pësoi trompozë në kokë, më thanë që duhet ta operoja për këmbët. Po t’ia shohësh këmbët, i ka të nxira. Unë e marr në krahë djalin e çoj në shkollë, sepse nuk ecën dot.
Unë e nxjerr të loz me fëmijët, dhe ai kthehet mbrapsht sepse nuk ecën dot dhe rrëzohet. Kjo është vuajtje për mua, është vdekje çdo ditë.
Ju lutem me ndihmoni! E kam fëminë të vetëm. Ju lutem ma shpëtoni. Shpresa është vetëm tek juve, që të bëjë diçka për këtë fëmijë”, tha më tej e ëma e Arsit.