Shqipëria është një vend i varfër, dhe vjen nga një demokraci e sapo lindur. Kushtetuta jonë daton rreth 21 vite më parë, dhe ligjet janë gjithnjë në përditësim e sipër. Mekanizmi i asistencës sociale, ekonomike, dhe mbështetja shtetërore ndaj shtresave vulnerabël është ende e paqartë. Njerëzit në nevojë shpesh gjenden përballë dyerve të institucioneve duke kërkuar mëshirë, dhe jo ndihmën që shteti ka për detyrë tjua sigurojë. Shumë herë familjet në nevojë përballen me probleme ligjore, për tokat, pronat, shtëpitë e tyre. Mungesa e informacioneve dhe mbështetjes ligjore është një ndër faktorët që i con drejt greminës.
Fundjavë Ndryshe ka marrë përsipër që së shpejti të fillojë punën për strukturimin e një studio ligjore, ku stafi juridik i fondacionit do të ofrojë mbështetjen ligjore në zgjidhjen e problemeve të shumë familjeve në nevojë. Aktualisht ne jemi duke punuar fort, për të identifikuar problemet që hasen masivisht nga familjet, si dhe familje të cilat kanë probleme kritike në këtë dimension.
Ligji i mbështet të varfërit, le të bashkohemi për të dhënë secili kontributin tonë në administrimin e politikave sociale në shërbim të tyre.