Ambulanca e Ndihmës së Parë

Ambulanca e ndihmës së parë është një nga projektet më të mëdha të Fundjavë Ndryshe. Ne synojmë të zhvillojmë një sistem ku të sëmurët të mund të marrin ndihmën e parë në cdo moment, edhe pse nuk kanë mundësi ekonomike. Projekti që ne kemi nisur të zhvillojmë konsiston në krijimin e një rrjeti me ambulanca lëvzise, të cilat do të jenë në dispozicion të familjeve në nevojë, për tu dhënë atyre ndihmën e parë.
Por ky projekt, i cili është një risi për vendin tonë, do të plotësohet edhe nga disa struktura të tjera, për tu kthyer në një mekanizëm të mirëfilltë. Ambulanca e ndihmës së parë, është një ambulancë lëvizëse e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme spitalore për të dhënë ndihmën e parë. Ajo gjithashtu do të shërbejë edhe për kontrollet e vazhdueshme të gjendjes shëndetësore të familjeve që ne ndihmojmë.
Fundjavë Ndryshe dëshiron të jetë pranë familjeve në nevojë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, pasi misioni ynë i përket luftës së madhe për ta nxjerrë Shqipërinë nga varëfëria. Shëndetësia si një nga sferat jetike të shoqërisë mbart një peshë shumë të madhe përgjegjësie, ndaj edhe projektet tona në këtë fushë janë në përmirësim të vazhdueshëm.