| Contact Us: +355 68 808 9999

Një jetë e re në shtëpinë e siguruar nga “Fundjavë Ndryshe”, Hajdari takon familjen në Fier

Me dhjetra familje në të gjithë Shqipërinë kanë siguruar një strehëz të ngrohtë nga “Fundjavë Ndryshe”, e cila nuk e ka lënë misionin fisnik me kaq, por u ka qëndruar pranë familjeve me ndihma nga më të ndryshmet. Themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, ka udhëtuar drejt Fierit, ku ka trokitur në derën e një familje, e cila jeton në një banesë të siguruar nga donatorët e “Fundjavë Ndryshe”. Familja është stabilizuar dhe ka krijuar një jetë të re.

“Në shtëpinë e Migenës në Fier. Kënaqësi e veçantë të shohësh se si ka ndryshuar jeta e familjes së saj pas dhurimit të shtëpisë së re.

Ne jemi një familje e madhe në Fundjavë Ndryshe dhe ruajmë kontakt me njëri tjetrin dhe i gjendemi afër për çdo gjë njëri tjetrit. 4 fëmijë të mrekullueshëm që falë bashkimit të zemrave të shqiptarëve janë mirë dhe vijojnë jetën e tyre”.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë