Flavio Çoçka nga fshati Laktesh, Pogradec, fle e zgjohet me dhimbje çdo ditë, për shkak të këmbës së deformuar dhe me tre gishta.
Kjo për shkak të një anomalie që në lindje me këmbën. Familja e cila jeton në skamje, e ka të pamundur për t’i mundësuar djalit 5-vjeçar një operacion.
Këmba e tij më e shkurtër, i’a ka bërë thuajse të pamundur jetën. Ndonëse të afërmit e tij ishin vënë në dijeni nga mjekët për shkak të problematikës, ata nuk mundën t’i mundësonin që ai të kryente një ndërhyrje.
E ëma e cila ëndrron që një ditë djali i saj të lozë me bashkëmoshatarët e tij, thotë mes lotësh se jeta e saj ka ndryshuar prej ditës së ardhjes në jetë të Flavios.
E rraskapitur, e lodhur nga jeta që e ka gjunjëzuar, ajo kërkon ndihmën e shqiptarëve, për t’i dhënë pak shpresë për të voglin e saj.
“S’kishim mundësi për ta ndjekur mbrapa. Djali më ndjek mbrapa dhe më thotë pse qan?! Për mua qan? Edhe unë do bëhem mirë. Më vret në shpirt kur e shoh djalin ashtu. Pse më bërë ti mami?”.
5-vjeçari ka nevojë për të kryer një operacion. Ndërhyrja aq shumë e nevojshme, do t’i jepte mundësinë për të ecur e lozur me shokët e tij.