| Contact Us: +355 68 808 9999

Pranë familjes Goma, për t’i dhënë lajmin e gëzueshëm!

Andileta është vetëm 7 vjeçe, por me rrëfimin e saj preku zemrat e shumë shqiptarëve nëpër botë. Familja Goma jeton në Funarës, një fshat i largët dhe i thellë në Librazhd. Veç gjendjes së rënduar shëndetësore së kryefamiljarit, familja jetonte mes skamjes e varfërisë.

Por, ato ditë të vështira do të marrin fund. Drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari i dha familjes Goma lajmin e mire, se do të bëhen me shtëpi të re. Ndërsa punimet priten të nisin shumë shpejt, “Fundjavë Ndryshe” është duke u kujdesur edhe për trajtimin mjekësor të vajzës së vogël, Olivias, e cila vuan nga një sëmundje e lëkurës.

Të vetmet të ardhura me të cilat familja jeton është kempi i invaliditetit të Adilit, i cili vuan nga hernia diskale dhe pjesën më të madhe të kohës qëndron në shtrat. Dikur punonte në punë të ndryshme, bujqësi, blegtori apo ndërtim, por sot ai nuk mund të lëvizë. Duke e bërë të pamundur të sigurojë edhe bukën e gojës për fëmijët e tij.

Ndërsa shtëpia ku jeton familja prej 6 anëtarësh është në gjendje të rrënuar dhe rrezikon të shembet. Hajdari shtoi se veç ndihmës së dhënë nga gjithë shqiptarët, kontribut të veçantë dhanë dy djemë shqiptarë të Strugës. Pasi panë apelin e publikuar nga “Fundjavë Ndryshe” vendosën të ndihmojnë për ndërtimin e shtëpisë së re për familjen Goma.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë