| Contact Us: +355 68 808 9999

Familja Goma mes mjerimit dhe errësirës kërkon ndihmë!

Familja Goma jeton në Funarës, një fshat i largët dhe i thellë në Librazhd. Rruga për të arritur deri në banesë është në gjendje të keqe, por mjerimi i familjes është shumë më i rëndë.  Na presin Andileta dhe Olivia, janë vetëm nga 7 dhe 3 vjeçe, me këpucët e tyre të grrisura rendin për të na takuar. Ndërsa Olivia është ende e vogël, Andileta nis të rrëfejë tmerret të cilat janë duke kaluar.

“Nuk dua të jetoj këtu sepse kjo nuk mban më, është shtëpi shumë e vjetër. Shiu bie në të gjitha anët. Do doja të kisha kushte më të mira se këto, është gjynah të rrish kështu si rrimë ne. Edhe gjarpri na ka hyrë disa herë në shtëpi, jemi trembur shumë.”

Varfëria ia ka prerë çdo gëzim të fëmijërisë Andiletës. Ajo qan sepse shtëpia ku jeton është e çarë dhe shiu e bora i lag teksa janë duke fjetur gjumë. Por, si të mos mjaftonin problemet ekonomike , motra e saj e vogël vuan nga një sëmundje që mjekët ende nuk e kanë diagnostikuar.

“Me gocën e vogël kemi vuajtur shumë nëpër spitale. Kur ka lindur e ka pasur në masë shumë të vogël atë shenjën, por me kalimin e kohës ajo sa vjen edhe i përhapet,” shprehet Elona me lot në sy.

Kryefamiljari Adili vuan nga hernia diskale dhe pjesën më të madhe të kohës ai qëndron në shtrat, pasi nuk mund të ecë. Dikur punonte në punë të ndryshme, bujqësia, blegtori apo ndërtim, por sot ai nuk mund të lëvizë. Duke e bërë të pamundur të sigurojë edhe bukën e gojës për fëmijët e tij. Të vetmet të ardhura me të cilat familja jeton është kempi i invaliditetit.

Familja ndodhet në kushte shumë të vështira, ndërsa luten për ndihmën e shqiptarëve. Në mënyrë që t’i lehtësojmë shëndetin e t’i rikthejmë ëndrrat dy vogëlusheve.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë