| Contact Us: +355 68 808 9999

Kryhet me sukses operacioni, Hidajeti ka një falënderim

Prej 8 vitesh gjendja shëndetësore e Hidajetit sa vinte dhe përkeqësohej. Ishte vetëm 10 vjeç kur shtylla e tij nisi të deformohej. Familja nuk e kishte kuptuar më parë, djali i tyre i vogël ishte i prekur nga sëmundja e skoliozës. Ndonëse nisën menjëherë të kryenin trajtimet e nevojshme, ato nuk mjaftonin për të kuruar Hidajetin. E vetmja mundësi për ta shpëtuar ishte kryerja e një ndërhyrje kirurgjikale, e cila mund të kryhet vetëm jashtë vendit.

Nëpërmjet borxheve familja kishte mundur të siguronte një pjesë të të ardhurave, por nuk kishte mundësi për të plotësuar shumën e plotë. Pas apelit të bërë nga “Fundjavë Ndryshe” në kohë rekord u arrit që të mblidhej shuma prej 20.000 eurosh, të nevojshme për kryerjen e operacionit të Hidajetit.

Pak pasi arriti në Turqi, Hidajeti iu nënshtrua operacionit, i cili zgjati për më shumë se 7 orë. Një ndërhyrje shumë delikate e cila fatmirësisht shkoi shumë mirë, e 18-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Durrësi në fokus nga “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari takon zyrtarët e lartë për projektet sociale

“Fundjavë Ndryshe” ka zbarkuar në Durrës, për t’u njohur me problematikat sociale-ekonomike, e në të njëjtën kohë për tu koordinuar për familjet në nevojë....

“Fundjavë Ndryshe” pranë familjeve në nevojë, nis shpërndarja e veshjeve

Dyqani Rogers Tirana, për të tretin vit me radhë i është bashkuar nismës për ti qëndruar pranë familjeve në nevojë, me veshje të ngrohta....

Një jetë e re në shtëpinë e siguruar nga “Fundjavë Ndryshe”, Hajdari takon familjen në Fier

Me dhjetra familje në të gjithë Shqipërinë kanë siguruar një strehëz të ngrohtë nga “Fundjavë Ndryshe”, e cila nuk e ka lënë misionin fisnik...

Më Shumë