| Contact Us: +355 68 808 9999

“40 vite të dënuar në karrocë”, 4 të paralizuarit kanë nevojë për ne!

Të prekur me epilepsi që në moshë të vogël, 3 nga fëmijët e familjes Mustafa janë të paralizuar. Janë në këtë gjendje për më shumë se 40 vite. Më parë jetonin në fshatin Kuç në Vorë, së bashku me prindërit e sëmurë dhe vëllain e bashkëshorten e tij. Por, tërmeti i shtatorit ia shkatërroi plotësisht banesën, duke i lënë ata të jetonin në çadër.

Sapo u njoh me rastin “Fundjavë Ndryshe” bëri thirrjen për ndihmë dhe në një kohë shumë të shkurtër ata u bënë me një banesë të re.

“Ka qenë dita më e lumtur për mua, më dukej sikur po shkoja në parajsë. Si mos të më dukej?! Po ta mendosh se ku kam qenë e ku kam ardhur, jam shumë më mirë. Atje kemi qenë si në pus, jo vetëm unë , por të tre ne,” shprehet Arta.

Edhe pse kjo ëndërr u bë realitet, për ata jeta vazhdon të jetë shumë e vështirë. Veç Suzanës, Gentit dhe Artës, i paralizuar ka mbetur edhe babai i tyre. I prekur nga sëmundja e Parkinsonit, ai nuk mund të lëvizë dot më. Edhe shëndeti  i Ferides, nënës është rënduar së tepërmi, si pasojë e problemeve në zemër. Ndaj nevoja për kontrolle mjekësore të vazhdueshme është shumë e amdhe. Por, si mund të meanxhosh 4 persona në karrocë?!

“Nuk kemi mundësi me çfarë t’i çojmë për të bërë vizitat, makinë nuk kemi. Në krahë nuk mund t’i mbash, me karrocë është shumë e vështirë,” tregon i vëllai Flamuri.

Prej 4 dekadash, Suzana, Genti dhe Arta janë të dënuar nga pamundësia. Edhe pse janë pajtuar me fatin e hidhur se nuk do mund të ecin dot më, kanë nevojë të marrin shërbime mjekësore. E si 1 vit më parë, dëshirojnë që veç për pak orë të mos ndjehen si të burgosur në karrocë.

“I them nënës çdo ditë se kur do të vijë ajo dita që dhe unë do të lëviz. Të dal, të shoh njerëz, të shkojmë për vizita.”

Mes nevojës për të punuar, për Flamurin dhe bashkëshorten e tij, çdo ditë është një sakrificë. Duke qenë të vetmit përgjegjës për mbarëvajtjen e pesë të sëmurëve, për ata është shumëe vështira t’ia dalin mbanë.

“Është shumë e vështirë që t’i lëvizësh, ka raste që do t’i kapim dhe në krahë për t’i lëvizur nga një vend në tjetrin. Kanë kaq shumë vite të mbyllur, këtu jemi shumë më mirë, por sido njeriu kënaqet dhe kur sheh me sy. Por, nuk kam si t’i nxjerr,sepse me karrocë ka shumë vështirësi. Gjithmonë më thonë që të dalin, të bëjnë xhiro, të shohin si është Vora, apo Tirana.”

Për ata është domosdoshmëri të kenë një mjet transporti të posaçëm, por e kanë të pamundur që ta sigurojnë pa ndihmën tonë. Të bëhemi të gjithë bashkë për të plotësuar këtë nevojë jetike për familjen Mustafa!

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë