| Contact Us: +355 68 808 9999

Vuan nga tumori, lutja prekëse për Frenklin e vogël

Për pak minuta, jeta për çiftin e sapomartuar ndryshoi rrënjësisht. 7 muaj kishin kaluar që kur Klementina dhe Jurgeni mbanin në krahë fëmijën e tyre. Por, ndonëse pati një lindje të vështirë, ishin të lumtur se mendonin se çdo gjë do të shkonte mirë. Mirëpo, kjo ëndërr iu thye në mes.

Ndërsa shkuan për një vizitë rutinë te mjeku, ai i dha lajmin e hidhur. Foshnja e tyre vuan nga një tumor dhe ka nevojë urgjente për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Një fjali e cila shkatërroi çdo ëndërr, ndërsa shohin djalin, i cili dita-ditës shfaq gjendjen e rënduar.

Por, Klementina dhe Jurgeni e kanë shumë të vështirë të mbledhin të ardhurat e nevojshme për kryerjen e operacionit. Kryefamiljari punon si sanitar në një spital privat në kryeqytet, por të ardhurat zor se mjaftojnë edhe për nevojat bazike. Prej shqetësimeve që në lindje të Frenklit, çifti ka marr shumë borxhe edhe te familjarët. E sot, ata janë të pamundur ekonomikisht.

Ndërsa koha tmerron prindërit, pasi çdo minutë që kalon është i rëndësishëm për jetën e Frenklit të vogël. Ata kanë nevojë për ne, Frenkli ka nevojë për ndihmën tënde!

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë

Login

Register

terms & conditions