| Contact Us: +355 68 808 9999

Vijon fushata për të shpëtuar Xhesin e vogël, doktor Skerdi dhuron 1 mijë Euro

Në puntatën e parë të emisionit “Historia e Fundjavës” u prezantua historia e Xhensidës. 10-vjeçares e cila ka lindur me skoliozë, një sëmundje që sjell deformimin e shtyllës kurrizore, dhe që me kohën rëndohet duke i vënë jetën në rrezik. E rritur jetime, Xhensida edhe pse në moshë shumë të vogël, nuk ka një jetë të lehtë. Ndërsa Jonida e ka të pamundur të kurojë të bijën, për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

E vetmja shpresë për atë është një ndërhyrje kirurgjikale jashtë vendit. Pas analizave dhe konsultave që “Fundjavë Ndryshe” zhvilloi, një spital në Turqi njoftoi se kjo ndërhyrje kushton 17 mijë euro.

Ndërsa drejtuesi i fondacionit, Arbër Hajdari bënte me dije gjatë emisionit se në një javë mbledhur afro 3 mijë euro, në studio erdhi një telefonatë surprizë. I prekur nga rasti, doktor Skerdi Faria tha se do të dhuronte një shumë të konsiderueshme prej 1 mijë eurosh. Ai shtoi se e njeh mirë një diagnozë të tillë dhe nxiti njerëzit të dhurojnë sa të munden, pasi është një sëmundje e rrezikshme.

10-vjeçarja ka nevojë urgjent për ndihmën tonë dhe të gjithë ne mund ta shpëtojmë. Pasi ëndrra e Xhesit është të jetë edhe “njëherë e gjallë”.

Mënyrat e dhurimit;

https://fundjavendryshe.org/donate/

Gofundme: www.gofundme.com/f/historiaefundjaves

Paypal: [email protected]

Telefon: +355 67 606 0033

Bamirësia nuk të varfëron!

Media Contacts

More to explore

Më Shumë