| Contact Us: +355 68 808 9999

Lindi me tumor në sy, 2-vjeçari rrezikon të humbasë jetën

I lindur me një sëmundje të rëndë, jeta e Alvinit të vogël është në rrezik. 2-vjeçari vuan nga tumori në sy dhe ka nevojë urgjente të kryejë operacion. Familja jeton në fshatin Mokër, në Pogradec dhe për prindërit është e pamundur të sigurojnë trajtimin e të birit. Eltoni, kryefamiljari mundohet të punojë në fshat me punë të ndryshme në ndërtim. Ndërsa Artjola e ka të pamundur, pasi veç Alvinit i duhet të kujdeset dhe për djalin tjetër 6-muajsh.

Pavarësisht kushteve të keqija ekonomike, Eltoni është munduar me anë të kursimeve dhe borxheve të dërgojë djalin në disa spitale. Por, të gjithë mjekët i kanë thënë të njëjtën gjë. Operacioni mund të kryhet vetëm jashtë shtetit dhe sa më parë, pasi është duke rrezikuar së tepërmi jetën e vogëlushit. Ndërsa më parë Alvini mund të shihte pak, tani i ka humbur totalisht shikimi. Pasi tumori që i ka prekur të dy sytë sa vjen edhe avancohet.

I dëshpëruar, Eltoni thotë se e ka të pamunduar të mundësojë dërgimin e djalit në një spital të specializuar. Ka kërkuar ndihmë e ka trokitur në çdo derë, por nuk ka arritur të gjejë mbështetje. Dhe sot, ai po i drejtohet shqiptarëve. Si të vetmen shpresë për të shpëtuar Alvinin e vogël.

Sapo u njoh me rastin “Fundjavë Ndryshe” iu  bashkua thirrjes së familjes, ndërsa bënë me dije se ditën e sotme do të kryhet rezonanca në kokë për të parë masën tumoriale. Po ashtu, duhet të veprohet me shpejtësi pa ta nisur 2-vjeçarin jashtë vendit. Alvini ka nevojë për mbështetjen e çdo shqiptari, në mënyrë që t’i shpëtojmë jetën.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Durrësi në fokus nga “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari takon zyrtarët e lartë për projektet sociale

“Fundjavë Ndryshe” ka zbarkuar në Durrës, për t’u njohur me problematikat sociale-ekonomike, e në të njëjtën kohë për tu koordinuar për familjet në nevojë....

“Fundjavë Ndryshe” pranë familjeve në nevojë, nis shpërndarja e veshjeve

Dyqani Rogers Tirana, për të tretin vit me radhë i është bashkuar nismës për ti qëndruar pranë familjeve në nevojë, me veshje të ngrohta....

Një jetë e re në shtëpinë e siguruar nga “Fundjavë Ndryshe”, Hajdari takon familjen në Fier

Me dhjetra familje në të gjithë Shqipërinë kanë siguruar një strehëz të ngrohtë nga “Fundjavë Ndryshe”, e cila nuk e ka lënë misionin fisnik...

Më Shumë