| Contact Us: +355 68 808 9999

Urgjente/ Jeta e Noelit është me minuta!

Noeli i vogël është rritur nëpër dyert e spitaleve që kur ka ardhur në jetë. Është vetëm 3 vjeç, por shëndeti i tij është shumë në rrezik. Ka pësuar trombozë në venën e gjakut të mëlçisë dhe ka nevojë të menjëhershme për kryerjen e transplantit të mëlçisë. E dëshpëruar nëna e tij, Erta çdo ditë drejton veç një lutje drithëruese: “O Zot mos ma merr këtë ëngjëll, ma shpëto!”

Një histori tepër e dhimbshme që ka nevojë urgjente për ndihmën e të gjithë njerëzve. Operacioni kushton 70.000 euro, një shumë e cila për familjen është e pamundur të arrihet.

Noeli duhet të shkojë sa më shpejt jashtë vendit, ku edhe mund të zhvillohet ndërhyrja, pasi koha për atë nuk pret më. Gjendja e tij është duke u përkeqësuar dhe çdo minutë që kalon mund të jetë fatale për 3-vjeçarin.

Nevojitet kontributi i secilit prej jush, në mënyrë që të shpëtojmë vogëlushin Noel, lotët e të cilit të thyejnë zemrën. Të bashkohemi të gjithë dhe të dhurojmë një jetë.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Durrësi në fokus nga “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari takon zyrtarët e lartë për projektet sociale

“Fundjavë Ndryshe” ka zbarkuar në Durrës, për t’u njohur me problematikat sociale-ekonomike, e në të njëjtën kohë për tu koordinuar për familjet në nevojë....

“Fundjavë Ndryshe” pranë familjeve në nevojë, nis shpërndarja e veshjeve

Dyqani Rogers Tirana, për të tretin vit me radhë i është bashkuar nismës për ti qëndruar pranë familjeve në nevojë, me veshje të ngrohta....

Një jetë e re në shtëpinë e siguruar nga “Fundjavë Ndryshe”, Hajdari takon familjen në Fier

Me dhjetra familje në të gjithë Shqipërinë kanë siguruar një strehëz të ngrohtë nga “Fundjavë Ndryshe”, e cila nuk e ka lënë misionin fisnik...

Më Shumë