| Contact Us: +355 68 808 9999

Thirrja dëshpëruese e tre jetimëve: Nuk e kemi festuar kurrë ditëlindjen

Prej 3 muajsh jeta e Rufies dhe tre djemëve të vegjël është përmbysur. Humbja e jetës së bashkëshortit i ka shuar çdo shpresë. Jetojnë në fshatin Gorishov, në Fier në kushte shumë të rënda. Pa përkrahje dhe krejt e vetme, 39-vjeçarja çdo ditë e kalon me frikë. Me frikën se nuk do mundet t’i dhurojë një të nesërme të lumtur fëmijëve të saj.

“Shumë e vështirë është jetesa, borxhe të mëdha kam për të shlyer. E vetmja e ardhur e imja është përkrahja sociale, 57 mijë lekë të vjetra. Më thanë që fëmijët nuk e përfitojnë statusin e jetimit, pasi burri nuk ka pasur sigurime në shtet. Këta janë tre, ku ja dalim dot ne me aq lekë.”

Edhe pse Asqeriu, Fjori dhe Alesio janë në moshën më të bukur, ku shijojnë pafajësinë e fëmijërisë, rritja po kthehet në sfidë për ta. Nuk janë duke përjetuar asnjë ditë të lumtur dhe kanë pak shpresë se jeta do i sjellë një të nesërme të bukur.

“Nuk e kam festuar asnjëherë ditëlindjen, të gjitha ditët janë njësoj. Nuk është se ka ditë më të lumtura apo të gëzuara se të tjerat.”.

Të bëhemi të gjithë bashkë në mënyrë që t’i kthejmë besimin tre djemëve se ditë më të gëzuara do të vijnë për ta.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Durrësi në fokus nga “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari takon zyrtarët e lartë për projektet sociale

“Fundjavë Ndryshe” ka zbarkuar në Durrës, për t’u njohur me problematikat sociale-ekonomike, e në të njëjtën kohë për tu koordinuar për familjet në nevojë....

“Fundjavë Ndryshe” pranë familjeve në nevojë, nis shpërndarja e veshjeve

Dyqani Rogers Tirana, për të tretin vit me radhë i është bashkuar nismës për ti qëndruar pranë familjeve në nevojë, me veshje të ngrohta....

Një jetë e re në shtëpinë e siguruar nga “Fundjavë Ndryshe”, Hajdari takon familjen në Fier

Me dhjetra familje në të gjithë Shqipërinë kanë siguruar një strehëz të ngrohtë nga “Fundjavë Ndryshe”, e cila nuk e ka lënë misionin fisnik...

Më Shumë