| Contact Us: +355 68 808 9999

Pësoi aksident dhe u dogj, historia tragjike e Mirandit!

Pak kohë më parë, Mirandi, babai i dy fëmijëve pëson një aksident shumë të rëndë. Ndërsa kthehej nga puna, motorri i tij përplaset e për pësojë 32-vjeçarit iu shkaktua djegie e shkallës së tretë. Ndonëse shancet për të jetuar ishin të pakta, mjekët arritën që ta kthejnë në jetë. Por, orët e tmerrit ende nuk kanë përfunduar.

“Dritat e motorrit tim ishin shumë të dobëta dhe ishte shumë errësirë. Para më del një zetor i parkuar pa asnjë lloj sinjalistike ndriçuese. Nuk arrita ta shoh në kohë dhe për pasoj nuk munda të manovroja dot dhe u përplasa. Direkt u hap tapa e benzinës e mora flakë nga këmbët.

U futa në kanalë me mendimin që të fikej zjarri që po më përcëllonte lëkurën, aty nuk kishte ujë, por dhe. Tragjedia nuk përfundon këtu, kanali mori flakë po ashtu pasi kishte bar të thatë. Kaq mbaj mend, pastaj kam humbur ndjenjat. Kanë kaluar më shumë se 5 muaj që unë lëngoj në këtë shtrat. Nuk mund të lëviz, pasi rrezikoj të pësoj hemoragji.”

Kjo gjë do të ishte fatale për Mirandin, por në pamundësi për tu trajtuar në spital, përkujdesja e vetme i vjen nga bashkëshortja e tij. Pasi folëm me mjekët me të cilët bashkëpunojmë në Turqi, mësuam se Mirandi ka ende shpresë, e se operacioni i tij mund të zhvillohet.

Pas aksidentit të Mirandit jeta për familjen Sinani është bërë shumë e vështirë. Atja jetojnë në një shtëpi  me qira dhe marrin vetëm 48 mijë lekë të vjetra asistencë mujore. Megjithatë nevoja më e madhe për ata është kurimi i kryefamiljarit.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Durrësi në fokus nga “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari takon zyrtarët e lartë për projektet sociale

“Fundjavë Ndryshe” ka zbarkuar në Durrës, për t’u njohur me problematikat sociale-ekonomike, e në të njëjtën kohë për tu koordinuar për familjet në nevojë....

“Fundjavë Ndryshe” pranë familjeve në nevojë, nis shpërndarja e veshjeve

Dyqani Rogers Tirana, për të tretin vit me radhë i është bashkuar nismës për ti qëndruar pranë familjeve në nevojë, me veshje të ngrohta....

Një jetë e re në shtëpinë e siguruar nga “Fundjavë Ndryshe”, Hajdari takon familjen në Fier

Me dhjetra familje në të gjithë Shqipërinë kanë siguruar një strehëz të ngrohtë nga “Fundjavë Ndryshe”, e cila nuk e ka lënë misionin fisnik...

Më Shumë