Frida është 60 vjeçe, jeton vetëm me djalin e saj të sëmurë, Ergysin. Ai vuan nga epilepsia, një sëmundje e rëndë, me të cilën ka lindur. Edhe nëna është e sëmurë, ajo vuan nga tensioni dhe sëmundjet e zemrës. Për shkak të problemeve shëndetësore, çdo javë përfundojnë në spital.
“Veç me lot I kaloj netët e ditët. Kam mbi 10 vjet që jetoj këtu, nuk kam as lekë për qiranë. Nuk më dalin as për ilaçet, jo më për gjëra të tjera. Ngela duke shkuar sa në spital e urgjencë, jam shumë sëmurë. Çunin e kam me epilepsi, është shumë rëndë. Po vdesim të dy në këtë shtëpi.”
Të dy jetojnë në kushte shumë të këqija, në një banesë të rrënuar, pranë Xhamisë së Tabakëve. Prej 8 muajsh nuk kanë as drita dhe as ujë. E vetmja e ardhura që kanë, është kempi I djalit, me të cilin blejnë ilaçet. Herë pas herë fqinjët i ndihmojnë me ushqime, e shpesh ata kalojnë ditë të tëra pa ngrënë.
“Të kishim të paktën një kasolle, një dhomë ku të fusim kokën. Kemi 8 muaj që jemi në terr, vjen darka e vetëm më qiri e kalojmë.”
Me lot në sy, Frida kërkon veç një strehëz të ngrohtë, të dal nga ajo godinë e rrënuar. Të bëhemi bashkë e të ndezim një dritë shprese për atë dhe djaliin e saj.
Bamirësia nuk të varfëron!
Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.