| Contact Us: +355 68 808 9999

Nuk mund të ecë, por Stivi ëndërron të bëhet futbollist

Stivi është vetëm 9 vjeç, por vuajtjet kanë nisur shumë herët për atë. Është diagnostikuar me miopati congenitale, sëmundje e rrallë gjenetike e muskujve, e cila shkakton dobësimin e tyre. Gjendja e tij sa vjen e rëndohet së tepërmi. Ndonëse për atë është jetike të ndiqet nga një fizioterapist profesionist, familja Melkollari nuk ka mundësi ekonomike.

Prej problemeve shëndetësore prindërit e futën në shkollë 8 vjeç, por edhe atë rrezikon të mos e përfundojë. Shkolla në fshat është deri në klasën e katërt, ndërsa shkolla tjetër më e afërt është më shumë se 30 minuta larg. E vetmja mënyrë për ta çuar në shkollë është që ta mbajnë në krahë. Stivi ka shumë ëndrra, edhe pse nuk mundet të ecë, ai sërish ëndërron të bëhet futbollist.

Problemet për familjen kanë nisur që me lindjen e djalit të madh, Mateos, pasi për 10 vite ai vuajti nga sëmundja e epilepsisë. E vetmja mënyrë për të përballuar trajtimin, ishte që Ydri të shkonte në Greqi për të punuar në bujqësi. Pak pasi Mateo u shërua, ata u zhytën sërish në borxhe, kësaj radhe për Stivin.

Por, Ydri e ka të pamundur të shkojë sërish në emigrim, pasi djali ka nevojë për pëkujdesjen e të dy prindërve. E vetmja mundësi për të fituar pak të ardhura është që çifti të dalë nëpër fusha në fshat për të mbledhur bimë medicinale. Ato janë të pamjaftueshme për të siguruar jetesën, aq më pak që të mjaftojnë për trajtimin e Stivit.

Pas shumë ekzaminimesh, spitali Santa Maria di Reggio Emilia, në Itali, ka marrë përsipër rastin e Stivit. Por, mjekët kanë bërë me dije se ka nevojë të qëndrojë atje për të paktën 8 muaj. Stivi ka nevojë për ndihmë. E vetmja shpresë e tij jeni ju!
Përditësim:
Stivi së bashku me prindërit e tij niset drejt Italisë. Urojmë të shërohesh sa më shpejt vogëlush!

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë

Login

Register

terms & conditions