| Contact Us: +355 68 808 9999

Një surprizë e re për familjen Mustafa!

1 vit më parë “Fundjavë Ndryshe” publikoi historinë e familjes Mustafa. 3 të paralizuar të cilët jetonin në kushte çnjerëzore, së bashku me dy prindërit e sëmurë. Jetonin në një banesë të vjetëruar në fshatin Kuç në Vorë, por tërmeti i shtatorit ia shkatërroi totalisht. E për pasojë, ata jetonin në çadër të kushte të tmerrshme.

Pak pas thirrjes për ndihmë, drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari i dha atyre lajmin e mirë. Se më në fund ata do të dilnin nga mjerimi ku ndodheshin. Në kohë rekord u arrit që të sigurohej një shtëpi e re në Vorë për familjen Mustafa. Netët e gjata, ku shpesh i kalonin edhe jashtë çadrës, pasi nuk kishte hapësirë të mjaftueshme, tashmë morën fund.

Por, ndonëse dhimbjet u lehtësuan, përsëri Gentiani, Suzana dhe Arta nuk ndjenin lumturi. Prej pamundësisë për të lëvizur, ata vazhdonin të ishin të dënuar. Jeta e tyre ishte e mbyllur në mes të katër mureve. E rëndë ishte edhe për Flamurin dhe bashkëshorten e tij, të cilët kujdesen për tre të paralizuarit dhe prindërit të cilët po ashtu nuk mundin më të lëvizin. Duke e pasur thuajse të pamundur t’i dërgojë edhe për kontrolle mjekësore.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Hajdari bën me dije një tjetër surprizë për familjen Mustafa. Përmes një bamirësi të “Fundjavë Ndryshe” i cili jeton në Zvicër, u sigurua një mjet transporti i posaçëm, me qëllim lehtësimin e lëvizjes.

Disa muaj më parë ne i ndërtuam një shtëpi të re familjes Mustafa. Kjo familje ka 4 të paralizuar, Flamuri vllai i madh…

Posted by Arbër Hajdari on Wednesday, February 17, 2021

“Sot kam kaluar një ditë plot emocion, përvec oborrit që zbukuruam me lule, përmes një bamirësi të Fundjavë Ndryshe që jeton në Zvicër, i kemi dhuruar familjes Mustafa një automjet të veçantë. Kemi dalë shëtitje në Tiranë dhe jemi kënaqur. Faleminderit bamirësit që e bëri të mundur,” shkruan ndër të tjera në postim Hajdari.

Familja Mustafa ndodhej në gjendje shumë të vëshirë, ku përballë varfërisë i duhet të përballeshin edhe me problemet shëndetësore. Suzana, Gentiani dhe Arta janë prekur nga sëmundja e epilepsisë që në moshë të vogël. Me kalimin e viteve gjendja shëndetësore iu përkeqësua së tepërmi. Pamundësia ekonomike e prindërve për t’i ndjekur nga pas me trajtime, ia rëndoi edhe më shumë shëndetin. Për pasojë të 3 fëmijët përfunduan në karrige me rrota, prej pamundësisë për të ecur.

Por sot, ata ndjehen të lumtur, për Artën nuk ka më vetëm errësirë, siç ajo shprehej më parë. Për ata është një rifillim, e gjithçka u bë e mundur prej ndihmës së bamirësve.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë