| Contact Us: +355 68 808 9999

Plotësohet amaneti i babait/ Dy vajzat dhe nëna e tyre bëhen me shtëpi të re

Pak javë më parë në emisionin “Historia e Fundjavës” u prezantua historia e familjes Gorreja. 2 vite më parë kryefamiljari ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë. Ndërsa amaneti i tij i fundit ishte që dy vajzat të kishin një ditë të lumtur dhe një çati të sigurt. Mos plotësimi i këtij amaneti është edhe pengu më i madh i Elsës, pasi është e vetme dhe  asnjë mbështetje.

Sapo rasti u bë publik, reagimet nga shqiptarët kanë qenë të shumta, të cilët kanë dhënë mbështetjen e tyre. Ndërsa themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari dha lajmin e mirë, se familja do të ketë një shtëpi të re.

“Menjëherë pas transmetimit jam kontaktuar nga një shqiptar i Dibrës së madhe, që jeton në Austri. I cili me dëshirën më të madhe mori përsipër t’i blejë një shtëpi të re familjes Gorreja. Po i njëjti person, në të njëjtën mënyrë, pa e ditur askush veç meje dhe atij, ka ndihmuar shumë familje. Dhe nuk është kompani, është individ, që bën për të gjashtën herë radhazi një familje me shtëpi të re,” u shpreh Hajdari gjatë emisionit “Historia e Fundjavës”.

Banesa ku jetonte Elsa së bashku me dy vajzat ishte në kushte shumë të këqija. Pasi çatia dhe muret rrezikonin të binin në çdo moment. Por, tashmë Gretën, Jonën dhe nënën e tyre, i pret një jetë më e bukur, ndërsa shijojnë shtëpinë e tyre të re.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Durrësi në fokus nga “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari takon zyrtarët e lartë për projektet sociale

“Fundjavë Ndryshe” ka zbarkuar në Durrës, për t’u njohur me problematikat sociale-ekonomike, e në të njëjtën kohë për tu koordinuar për familjet në nevojë....

“Fundjavë Ndryshe” pranë familjeve në nevojë, nis shpërndarja e veshjeve

Dyqani Rogers Tirana, për të tretin vit me radhë i është bashkuar nismës për ti qëndruar pranë familjeve në nevojë, me veshje të ngrohta....

Një jetë e re në shtëpinë e siguruar nga “Fundjavë Ndryshe”, Hajdari takon familjen në Fier

Me dhjetra familje në të gjithë Shqipërinë kanë siguruar një strehëz të ngrohtë nga “Fundjavë Ndryshe”, e cila nuk e ka lënë misionin fisnik...

Më Shumë