| Contact Us: +355 68 808 9999

Shoqata e të verbërve apel për ndihmë, “Fundjavë Ndryshe” do i pajisë me “shkopinjtë e bardhë”

“Fundjavë Ndryshe” i është përgjigjur kërkesës së Shoqatës Kombëtare “Shpresë për të verbërit” në Durrës, për të diskutuar rreth problematikave dhe nevojave specifike të këtij komuniteti. Arbër Hajdari së bashku me stafin e “Fundjavë Ndryshe”, kanë takuar presidentin e kësaj shoqate si dhe anëtarë të saj, ku janë parashtruar kërkesat e tyre specifike.

Shoqata Kombëtare “Shpresë për të verbërit” në Durrës, do të pajisen me “shkopinjtë e bardhë” të cilët janë shkopinj enkas për të verbërit, kërkesë kjo e cila konsiderohej primare nga kjo shoqatë. Përtej kësaj, “Fundjavë Ndryshe” do të vijojë me ndihmat periodike për shtresat në nevojë të këtij komuniteti.

15 tetori, nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara, nga viti 1964 i është dedikuar të verbërve, njerëzve me shkop të bardhë, dhe ka për qëllim sensibilizimin e shoqërisë që në mesin e tyre janë edhe njerëzit e verbër, po aq të rëndësishëm sa gjithsecili prej nesh.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë