| Contact Us: +355 68 808 9999

Një jetë e re për Luljeta Përbashën dhe familjen e saj!

Luljeta Përbasha pak kohë më parë drejtoi një thirrje gjithë shqiptarëve për ta ndihmuar. Këngëtarja e famshme e viteve ’70-80-të, e harruar nga shoqëria e sotme, po jetonte në mjerim të plotë. Pas publikimit të historisë nga “Fundjavë Ndryshe”, reagimi ishte i menjëhershëm. Të shumtë ishin donatorët që kontribuan për Luljetën, por ashtu siç edhe ajo është, edhe historia e saj është shumë e veçantë. Ndryshe nga ajo që jemi mësuar, ku dhuruesit më të shumtë janë shqiptarë, këtë herë ishte ndryshe.

Banesa e re për Luljetën dhe familjen e saj, u mundësua kryesisht nga dhurimet e bëra nga njerëz të kombësive të ndryshme. Pasi shuma e mbledhur nga dokumentari që transmetoi Tv Arte dhe DW për “Fundjavë Ndryshe” u dhurua për shtëpinë e Luljeta Përbashës. Dhuruesit ishin gjermanë, austriakë, zvicerian, francez. Një gjest i cili tregon më së miri solidaritetin e madh që kanë njerëzit, pa dallim feje, kombësie.

Luljeta është 59 vjeçe, jetonte me bashkëshortin dhe tre fëmijët në Bilisht në kushte shumë të vështira ekonomike. Por, si të mos mjaftonte varfëria e cila i mposhti, prej 7 vitesh, kryefamiljari u paralizua prej një sëmundje të rëndë.

Mirëpo, ato ditë aq të vështira kanë marr fund. Luljeta së bashku me familjen e saj gëzojnë shtëpinë e tyre të re. Ndërsa “Fundjavë Ndryshe” do të vijojë të jetë një mbështetje për familjen Përbasha.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë

Login

Register

terms & conditions