Noemi sapo ka mbushur 1 vjeçe, por fatkeqësisht ditëlindja e saj e parë e gjen mes lotëve të nënës së vetë. E cila ditë e natë i lutet Zotit për shëndetin e Noemit, e cila vuan nga një sëmundje e rrallë dhe shumë e rrezikshme e shtyllës kurrizore, spina bifida. Një sëmundje e rrallë që prek foshnjet që në fetus, e nëse nuk trajtohet rrezikon të lërë pasoja të parikuperueshme gjatë gjithë jetës. Problemet shkaktohen në shtyllën kurrizore, paralizë e dëmtim të organeve të barkut.
Prej komplikacioneve të rënda, operacioni është shumë delikat dhe në Shqipëri nuk mund të kryhet. Pavarësisht se ka trokitur në dyert e dhjetra spitaleve, mami i Noemit nuk ka marr zgjidhje. E vetmja mundësi është kurimi jashtë shtetit.
Por gjendja ekonomike e familjes është e rrënuar, babai i Noemit punon pa pushim, por me rrogën e tij e ka të vështirë të sigurojë edhe bukën e gojës për familjen. Operacioni i Noemit në Turqi kushton rreth 25 mijë euro dhe familja kërkon ndihmën e shqiptarëve.
“Me një rrogë që ka burri, as për kafshatën e gojës nuk është, për operacionin e gocës as nuk imagjinohet dot. Ju kërkoj shqiptarëve për hatër të kësaj goce, ju lutem më ndihmoni. Sepse është fëmijë i vogël, e të vuaj kaq shumë që tani, nuk e di. Ia kam lënë Zotit në dorë dhe gjithë shqiptarëve kudo ku janë,” rrëfen me kot në sy Luçjana.
Bamirësia nuk të varfëron!
Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.