| Contact Us: +355 68 808 9999

Mblidhet shuma për operacionin e Ambrës së vogël!

Pak ditë më parë, mamaja e Ambrës lutej për të shpëtuar vajzën e saj të vogël. Nëpërmjet një video-mesazhi ajo i bënte thirrje gjithë shqiptarëve për ndihmë, pasi familja nuk kishte mundësi të përballonte operacionin e foshnjes.

Lutjes së kësaj nëne iu përgjigjën menjëherë bamirësit shqiptarë në të gjithë botën. Në kohë rekord u arrit të mblidhej shuma e nevojshme për operacionin e Ambrës. Vogëlushja pritet që të kryejë ndërhyrjen brenda pak ditësh. Ndërsa e ëma e saj falenderon të gjithë shqiptarët që i dhanë shpresë vajzës së saj.

Ambra është vetëm 5 muajshe, por u diagnostikua me një sëmundje të rëndë në tru (e njohur edhe “uji në tru”). Gjendja e saj ishte shumë kritike dhe i duhej të kryente një ndërhyrje kirurgjikale urgjente. Në të kundërt i rrezikohej jo vetëm dëmtimi i trurit dhe humbja e aftësive mendore e fizike, por fatkeqësisht edhe jeta.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Durrësi në fokus nga “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari takon zyrtarët e lartë për projektet sociale

“Fundjavë Ndryshe” ka zbarkuar në Durrës, për t’u njohur me problematikat sociale-ekonomike, e në të njëjtën kohë për tu koordinuar për familjet në nevojë....

“Fundjavë Ndryshe” pranë familjeve në nevojë, nis shpërndarja e veshjeve

Dyqani Rogers Tirana, për të tretin vit me radhë i është bashkuar nismës për ti qëndruar pranë familjeve në nevojë, me veshje të ngrohta....

Një jetë e re në shtëpinë e siguruar nga “Fundjavë Ndryshe”, Hajdari takon familjen në Fier

Me dhjetra familje në të gjithë Shqipërinë kanë siguruar një strehëz të ngrohtë nga “Fundjavë Ndryshe”, e cila nuk e ka lënë misionin fisnik...

Më Shumë