| Contact Us: +355 68 808 9999

Lutet ndihma e të gjithëve/ Të shpëtojmë mësuese Drinedën

Ka kaluar 1 vit prej kur Drineda zbuloi se vuan nga sëmundja e leuçemisë akute. 1 vit i mbushur me tmerre, dhimbje, lot, frikë. E gjendur përballë një sëmundje kaq të rëndë, çdo moment trembet se mund të jetë dita fatale. 27-vjeçarja jeton në Bilisht dhe prej disa vitesh ushtronte profesionin e mësueses.

Ndonëse zbuloi që vuan nga kjo sëmundje e keqe, sërish u mundua të shkonte të jepte dije, pasi nuk donte të linte në baltë fëmijët që kërkonin mësuesen e tyre. Por, gjendja e saj u rëndua shumë, ndaj iu desh të ndërpriste çdo aktivitet të përditshëm. Madje edhe për djalin e saj, Erkidin është e pafuqishme për t’u kujdesur.

Kimioterapia dhe medikamentet nuk janë duke dhënë efektet e nevojshmme dhe shëndeti i saj është në rrezik. Por, për mësuesen nga Bilishti ka shpresë. ndërsa vetë Drineda ka kontaktuar me një spital në Turqi, ka mësuar se ekiziston një mënyrë për të shpëtuar. Ajo duhet t’i nënshtrohet një transplanti të palcës kockore, të cilin do ia dhurojë motra. Mirëpo, kjo ndërhyrje kushton 80.000 euro. Një shumë e paarritshme për familjen, e cila ndodhet në kushte të vështira ekonomike.

Lutjes për ndihmë i është bashkuar edhe “Fundjavë Ndryshe”, por kërkohet një mobilizim shumë i madh. Andaj çdo shqiptari kudo që ndodhet, i drejtohet një thirrje, të shpëtojmë Drinedën. Lutet të buzëqeshë sërish, të rrisë djalin, i cili ka veç nënën e tij.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Durrësi në fokus nga “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari takon zyrtarët e lartë për projektet sociale

“Fundjavë Ndryshe” ka zbarkuar në Durrës, për t’u njohur me problematikat sociale-ekonomike, e në të njëjtën kohë për tu koordinuar për familjet në nevojë....

“Fundjavë Ndryshe” pranë familjeve në nevojë, nis shpërndarja e veshjeve

Dyqani Rogers Tirana, për të tretin vit me radhë i është bashkuar nismës për ti qëndruar pranë familjeve në nevojë, me veshje të ngrohta....

Një jetë e re në shtëpinë e siguruar nga “Fundjavë Ndryshe”, Hajdari takon familjen në Fier

Me dhjetra familje në të gjithë Shqipërinë kanë siguruar një strehëz të ngrohtë nga “Fundjavë Ndryshe”, e cila nuk e ka lënë misionin fisnik...

Më Shumë