| Contact Us: +355 68 808 9999

Lamtumirë Alvin!

Pak muaj më parë me zërin që i dridhej, Eltoni kontaktoi “Fundajvë Ndryshe”. I rrënuar dhe krejt i humbur, ai kërkoi ndihmë për të birin, Alvinin e vogël. I prekur nga tumori, 2-vjeçari ishte në rrezik për jetën.

Ne të gjithë u përulëm para lotëve të nënës së tij dhe bëmë gjithçka mundëm për të voglin. Por, nuk e shpëtuam dot. Shpresuam dhe luftuam fort që nga 14 nëntori, ditën kur morëm thirrjen e prindërve të tij. Shpresuam edhe kur mjekët i hoqën shpresën.

Mes trishtimit të papërshkrueshëm, me lot në sy, e zemër të coptuar, po ju njoftoj me një lajm të dhimbshëm për mua, për…

Posted by Arbër Hajdari on Sunday, February 14, 2021

 

“Kur më tha doktori këtu që operacioni mund të bëhej vetëm jashtë vendit, nuk kisha mundësi ta dërgoja. Kisha shumë kohë që kërkoja ndihmë në shumë vende, por askush nuk më ndihmonte. Derisa arrita kontaktova me “Fundjavë Ndryshe” dhe direkt Alvini u nis për në Zvicër,” rrëfeu më parë Eltoni.

Në spitalin më të mirë në Europë, mjekët nuk e futën Alvinin në operacion, sipas tyre tumori ishte në faza agresive dhe nuk ia vlente përpjekia. Por, për ne po. Kishim vendosur bashkë me prindërit të luftonim deri në minutën e fundit.

“Kur u kthyem në Tiranë takuam Arbrin dhe më tha që ta çojmë në Turqi. I thashë që mua zemra më thotë po, edhe pse në Zvicër na thanë që është e pamundur. Por, ishte ndihma e këmbëngulja e Arbrit, që më thoshte ta çojmë e të bëjmë të pamundurën. Operacioni zgjati afro 6 orë, por rezultoi i suksesshëm. Nga dita në ditë, Alvini po përmirësohej e doktorët na thanë që e ka kaluar rrezikun e madh, madje kishin shpresë edhe për rikthimin e shikimit.”

Por, ndërsa prisnim që një jetë e re të fillonte për Alvinin, ai u prek nga Covid-i, e për të voglin kjo do të ishte fatale. Nuk na mbetet veçse të besojmë se është kthyer në një ëngjëll, i bukur, i zgjuar siç ishte ai.

Pak ditë më parë, Alvini drejtoi këto fjalë për të gjithë shqiptarët, të cilat fatkeqësisht do të ishin edhe të fundit.

“Faleminderit që më shëruat, ju dua shumë, nuk do iu harroj kurrë.”

As ne nuk do të harrojmë kurrë, Alvini ynë i vogël!

Nga familja jote e madhe!

Media Contacts

More to explore

Më Shumë