| Contact Us: +355 68 808 9999

Lajme të bukura për familjen e ish-veteranit të UÇK!

Pak muaj më parë, një fatkeqësi ndodhi në shtëpinë e ish-veteranit të UÇK-së, Isa Goça. Shtëpia ku ai jetonte së bashku me bashkëshorten dhe 3 djemtë, mori flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Për pak minuta gjithçka u kthye në hi, por fatmirësisht familja shpëtoi pa dëmtime fizike. Ndonëse gjendja e tyre emocionale u rëndua shumë, veçanërisht te fëmijët e vegjël.

Ju dogj shtëpia, familja e ish-veteranit të UÇK kërkon ndihmë!

Të mbetur në qiell të hapur dhe pa asnjë të ardhur, u strehuan në shtëpinë e vjetëruar të babait të Isas. Një banesë e cila po ashtu rrezikonte të shembej në çdo moment.
“Fundjavë Ndryshe” menjëherë pas ngjarjes u njoh me familjen Goça, duke u bërë pjesë e dhimbjes së tyre.

Pasi ngritëm fushatën për t’i ardhur në ndihmë familjes, një telefonatë bëri ndryshimin. Bamirësi nga Kosova, Rexhep Xhota vendosi të marr përsipër ndërtimin e një banese të re për familjen Goça. “Fundjavë Ndryshe” iu bashkua kontributit kaq të madh të dhuruar.

Në gëzim u bashkuan familjarë e miq nga Kosova, për të nderuar këtë fillim të ri të familjes së ish-veteranit të UÇK-së, Isa Goça. Ta gëzoni banesën e re!

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë