| Contact Us: +355 68 808 9999

Ju dogj shtëpia, familja e ish-veteranit të UÇK kërkon ndihmë!

Për familjen Goça në Has gjithçka u kthye përmbys. Një shkëndijë elektrike prej lidhjeve të dobëta të korentit bëri që në më pak se 1 orë gjithçka të kthehej në hi. Mes flakëve Etleva dhe Isa arritën të shpëtojnë djalin e tyre të vogël, i cili edhe sot vazhdon të jetë i tronditur.

“Atë ditë unë e kujtoj si ditën e vdekjes time. Edhe pse unë, djali e bashkëshorti arritëm të dilnim gjallë prej aty, sërish ishte e tmerrshme. Këtu kanë mbetur vetëm gurët, kur e shoh shtëpinë që është kthyer në hi, bëhem që ta ndërtoj prapë, por nuk mundem dot.”

Ende pa mbushur 18 vjeç, Isa u bashkua me Shtabin e Ushtarëve të UÇK-së. Përgjatë Luftës në Kosovë, mikpriti në këtë shtëpi, e cila sot ndodhet nën rrënoja qindra ushtarë. Një vit pas përfundimit të luftës, gjendja mendore e tij përkeqësohet së tepërmi. Prej 20 vitesh shëndeti i tij sa vjen edhe rëndohet. Kurse Etleva vuan nga veshkat, madje mjekët e kanë paralajmëruar se nëse nuk kurohet, rrezikon edhe të dëmtohet deri në pikën që të ketë nevojë për transplant.

Prej varfërisë ekstreme, Elvi, djali i madh edhe pse është vetëm 12 vjeç do të braktisë shkollën dhe të nisë të punojë. Për atë është e vetmja mënyë të kenë një strehë të vetën dhe të sigurojnë bukën e gojës. Një realitet i cili fatkeqësisht do të prekë edhe dy vëllezërit e tjerë.

Të gjendur në kushte të mjerureshme familja sot kërkon ndihmën e gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës. Sepse për ata, kjo është shpresa e fundit.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë