| Contact Us: +355 68 808 9999

Lajme të bukura/ Familja Koka hyn në shtëpinë e tyre të re!

Prej më shumë se 1 viti familja Koka jetonte në çadër, pasi shtëpia i doli e pabanueshme prej tërmetit. Kushtet në të cilat ato ndodheshin ishin shumë të vështira, veçanërisht për kryefamiljarin. I diagnostikuar me tumor në këmbë, shëndeti i tij u rëndua tejmase gjatë kohës që qëndronin në çadër. Por, tashmë ato ditë përfunduan.

“Fundjavë Ndryshe” në bashkëpunim me kompaninë Philip Morris iu dhuroi atyre një shtëpi të re në qytetin e Durrësit. Të pranishëm ishin përfaqësues të kompanisë, si edhe themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari. Ky i fundit bëri me dije se fondacioni do të përkujdeset edhe për ndjekjen mjekësore të Nuredinit.

“Kjo është një mrekulli jo vetëm për fëmijët e mi, por edhe për mua e shëndetin tim. Akoma nuk arrij ta besoj, për mua është një mrekulli shumë e madhe”, u shpreh  Nuredini ndërsa mori çelësat e shtëpisë së re.

“Fundjavë Ndryshe” do të kujdeset edhe për sigurimin e një pune për Lumturien. Për ata tashmë do të nisë një jetë e re.

“Kemi jetuar kohë shumë të vështirë, që nga tërmeti i shtatorit. Ka qenë e rëndë si nga ana shëndetësore, psikologjike e materiale sigurisht. Shtëpia më pëlqen shumë, të gjitha dhomat, por kuzhina në veçanti. Pasi atje gatuaja me frikë gjithmonë se bomblën e gazit e kishim brenda në çadër. Ju falenderoj të gjithëve”, përfundon Lumturia.

Ta gëzoni shtëpinë e re!

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë