| Contact Us: +355 68 808 9999

Lajme të bukura, dy jetimët hyjnë në shtëpinë e tyre të re!

Vite më parë, kryefamiljari i familjes Sina ndërron jetë tragjikisht prej hemoragjisë cerebrale. Prej asaj dite, për Shpëtimen dhe dy fëmijët e vegjël, Alvin dhe Bleonën nisi mjerimi. Pa mbështetjen e bashkëshortit, Shpëtimja ka sakrifikuar çdo gjë, edhe shëndetin e saj, për të rritur fëmijët.

Por, ajo ishte krejt e pafuqishme t’i jepte atyre një strehë. Jetonin në një shtëpi të vjetër e rrënuar në fshatin Garuje në Peqin. Pasi u njoh me rastin “Fundjavë Ndryshe” nuk mund të linte këtë nënë me fëmijët jetimë të vazhdonin të jetonin në atë banesë të rrënuar.

Në një kohë shumë të shkurtër u arrit ndërtimi i një shtëpie të re. Po ashtu Shpëtimja dhe fëmijët e saj do të vazhdojnë të marrin mbështetjen e “Fundjavë Ndryshe” për çdo nevojë të tyre.

Jemi të lumtur teksa familja gëzon shtëpinë e saj të re.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë