| Contact Us: +355 68 808 9999

Lajme të bukura/ Beharja e vogël niset drejt Turqisë

Rasti i Behares së vogël preku zemrat e shqiptarëve, 4-vjeçarja me lot në sy kërkonte ndihmë. Menjëherë pas publikimit të rastit, të shumta kanë qenë edhe reagimet e njerëzve. Pasi “Fundjavë Ndryshe” nisi fushatën, u arrit që në një kohë të shkurtër të mblidhej shuma për kryerjen e operacionit të Behares.

Që në lindje ajo kishte një anomali në fund të shpinës, e cila është duke i shkaktuar edhe shumë komplikacione të tjera. Vuan nga një sëmundje e rrallë, e cila i ka dëmtuar edhe veshkat. Ndërsa gjendja shëndetësore sa vjen e i përkeqësohet.

“E regjistrova në kopësht, nuk e çova asnjë ditë sepse kam frikë se mos sëmuret atje. Çdo ditë më thotë, o mami pse nuk më çon mua në kopësht. E vë çantën që i kam blerë dhe ecën nëpër shtëpi. I kam larë spitalet me lot, sipas doktorëve është rast shumë i komplikuar,”rrëfente e ëma Enkeleda.

Themeluesi i “Fundjavë Ndryshe” njoftoi me anë të një postim në rrjete sociale, se shuma e nevojshme prej 12 mijë eurove është realizuar. Ditën e shtunë (26 dhjetor) pritet që Beharja të niset drejt Turqisë, ku do t’i nënshtrohet operacionit, e cila është një ndërhyrje shumë e vështirë.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Durrësi në fokus nga “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari takon zyrtarët e lartë për projektet sociale

“Fundjavë Ndryshe” ka zbarkuar në Durrës, për t’u njohur me problematikat sociale-ekonomike, e në të njëjtën kohë për tu koordinuar për familjet në nevojë....

“Fundjavë Ndryshe” pranë familjeve në nevojë, nis shpërndarja e veshjeve

Dyqani Rogers Tirana, për të tretin vit me radhë i është bashkuar nismës për ti qëndruar pranë familjeve në nevojë, me veshje të ngrohta....

Një jetë e re në shtëpinë e siguruar nga “Fundjavë Ndryshe”, Hajdari takon familjen në Fier

Me dhjetra familje në të gjithë Shqipërinë kanë siguruar një strehëz të ngrohtë nga “Fundjavë Ndryshe”, e cila nuk e ka lënë misionin fisnik...

Më Shumë