| Contact Us: +355 68 808 9999

Lajm i mirë për 2-vjeçarin me sëmundje të rëndë

Gjesoni i vogël nga Sukthi preku të gjithë njerëzit me historinë e tij. 2-vjeçari i prekur nga sëmundja e skolizoës kishte nevojë urgjente për operacion, por familja e kishte të pamundur të siguronte të ardhurat. Pak pas publikimit nga “Fundjavë Ndryshe” të apelit drithërues, të shumtë ishin njerëzit që donin të ndihmonin. Në pak kohë u arrit që të mblidhej edhe shuma e nevojshme për kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale të Gjesonit të vogël.

Lajmin e mirë e dha drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, i cili shprehu mirënjohjen për të gjithë njerëzit që iu bashkuan thirrjes për ndihmë të familjes Ruçi. Hajdari shtoi se një ndihmë të jashtëzakonshme e ka dhënë një bamirës i cili jeton jashtë shtetit. Ndonëse kërkon të mbetet anonim, ai dhuroi 24.000 euro për Gjesonin, të cilat plotësuan edhe shumën prej 30.000 eurosh, që kushton operacioni i 2-vjeçarit.

Gjesoni është nisur ditën e sotme (8 shkurt) drejt Turqisë, ku pritet shumë shpejt që të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale. Faleminderit çdo bamirësi!

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Durrësi në fokus nga “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari takon zyrtarët e lartë për projektet sociale

“Fundjavë Ndryshe” ka zbarkuar në Durrës, për t’u njohur me problematikat sociale-ekonomike, e në të njëjtën kohë për tu koordinuar për familjet në nevojë....

“Fundjavë Ndryshe” pranë familjeve në nevojë, nis shpërndarja e veshjeve

Dyqani Rogers Tirana, për të tretin vit me radhë i është bashkuar nismës për ti qëndruar pranë familjeve në nevojë, me veshje të ngrohta....

Një jetë e re në shtëpinë e siguruar nga “Fundjavë Ndryshe”, Hajdari takon familjen në Fier

Me dhjetra familje në të gjithë Shqipërinë kanë siguruar një strehëz të ngrohtë nga “Fundjavë Ndryshe”, e cila nuk e ka lënë misionin fisnik...

Më Shumë