| Contact Us: +355 68 808 9999

Jetuan 2 vite në çadër/ Marrin fund vuajtjet për familjen Poçi

Familja Poçi ka hyrë në shtëpinë e tyre të re. Pas më shumë se dy vitesh të tmerrshme që jetonin në çadër, ata tashmë kanë një banesë të ngrohtë. Lajmin e ka bërë të ditur drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, i cili i ka dorëzuar çelësat e shtëpisë familjes.

“Kur erdhëm në fillim e ju takuam, pamë edhe kushtet e vështira në të cilat jetonit. Asnjë fëmijë në botë nuk e meriton të rritet në ato kushte. Lus Zotin që t’iu ecin gjërat mbarë, fëmijët të jenë mirë me shëndet dhe nga sot të filloni një jetë të re,” u shpreh Hajdari.

Historia e familjes Poçi preku zemrat e njerëzve. Një incident në moshën 2-vjeçare bëri që Arbeni, kryefamiljari të dëmtojë njërën dorë. Një dëmtim që e ka penguar gjithë jetën, duke e bërë të pamundur të punojë dhe kujdeset siç duhet për familjen e tij.
Pamundësia ekonomike e detyroi që së bashku me bashkëshorten dhe 4 fëmijët të jetonin në çadër. Ata duhet të rriteshin, ushqeheshin dhe edukoheshin në atë ambient aq të vështirë.

Sapo u njoh me rastin, zv. presidentja e “Fundjavë Ndryshe”, Emina Cunmulaj e prekur me rrëfimin e familjes, vendosi t’i bëjë një surprizë. Ajo mori përsipër të financojë ndërtimin e një shtëpie të re për familjen Poçi.

E pamundur për të qenë fizikisht pranë tyre, Cunmulaj përgatiti një video-mesazh urimi e përshëndetës. Për ata ky është një fillim i ri, me shpresë dhe besim.

Ta gëzoni shtëpinë e re!

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë