| Contact Us: +355 68 808 9999

Jetojnë në bodrumin e shtëpisë, fëmijët e mitur kërkojnë ndihmë

Fati nuk ishte në anën e tyre. I zoti i shtëpisë ka vdekur, duke lënë tre fëmijë jetimë. Sikundër të mos mjaftonin vështirësitë ekonomike, familja me katër anëtarë jetojnë në kushte çnjerëzore.

Ata janë strehuar në bodrumin e shtëpisë së kunatit, në fshatin Cangonj të Bashkisë Devoll.

“Burri më vdiq, mi la fëmijët me halle, me probleme. S’kam asnjë kusht, shtëpi s’kam”, tha e përlotur Luljeta Mulla, 41-vjeç e cila nuk ka mundësi edhe të ushqejë fëmijët e saj të mitur.

Luljeta, fatkeqësisht ka humbur bashkëshortin pesë muaj më parë, duke e lënë atë me tre fëmijët e saj Eriselda 9-vjeç, Ervisi 8-vjeç dhe Seldi 4-vjeç. Gjyshja e cila shikon vuajtjet, e ka të pamundur për të ndryshuar këtë realitet të trishtë.

“Kë të qajë më parë, nusen, a djalin, fëmijët. Janë me baballarë e me nënë e nuk i mban dot, jo nusja! Fatit, s’kam ç’ti bëj!”, thotë gjyshja.

Thirrja që vjen nga kjo familje është ndaj të gjithë shqiptarëve ngado janë, për të dhënë kontributin e tyre, që edhe ata të kenë një shtëpi ku të jetojnë.

Bamirësia nuk të varfëron!

Media Contacts

More to explore

Më Shumë

Login

Register

terms & conditions