| Contact Us: +355 68 808 9999

“Fundjavë Ndryshe” vazhdon dhurimin e shtëpive të reja!

Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit vazhdojnë të ndjehen te shumë familje. Mijëra të prekur vazhdojnë të qëndrojnë nëpër çadra, pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan. Ndaj edhe qëllimi parësor i stafit të “Fundjavë Ndryshe” është strehimi i sa më shumë familjeve që ende nuk kanë një çati mbi kokë.  Pas inagurimit të shtëpisë së parë, e cila iu dhurua familjes Kuburja, fondacioni ka lumturuar një tjetër familje.

Në një kohë shumë të shkurtër, u bë e mundur strehimi i familjes Gjonpali. Të cilës në momentin e dorëzimit të çelësit, i është dhënë edhe dokumentacioni i plotë i shtëpisë.

“Sot do të firmosim edhe kontratën e shtëpisë, në mënyrë që hipoteka e shtëpisë të jetë në emrin tuaj. Falenderojmë edhe miqtë tanë të Philip Morris, që kanë bërë një kontribut shumë të madh për 6 shtëpi që do t’i dhurohen familjeve të prekura nga tërmeti,” shprehet drejtuesi i fondacionit, Arbër Hajdari.

Më herët Hajdari ka bërë me dije se brenda 2 muajve do të jenë gati edhe 30 shtëpi të tjera. Në vijim shtoi se shtëpitë janë nga 109 m2 secila, të organizuara mjaft mirë. Gjysma e tyre ndodhen në Tiranë e pjesa tjetër në Durrës.

Veç strehimit të të prekurve nga tërmeti, fondacioni është duke punuar për shpërndarjen e ushqimeve dhe produkteve bazike te qindra familje çdo ditë.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

 

Media Contacts

More to explore

Më Shumë