| Contact Us: +355 68 808 9999

Sëmundja e rrallë i mori jetën/ “Fundjavë Ndryshe” plotëson amanetin e Elonës!

Kanë kaluar 11 muaj nga ndarja e jetës së Elona Kuburja, 13-vjeçares e cila preku zemrat e gjithë shqiptarëve. E reja vuante nga një sëmundje e rëndë, e prekur që në lindje. Në gusht të vitit të kaluar fondacioni “Fundjavë Ndryshe” bëri thirrjen për ndihmë në mënyrë që Elona të kurohej jashtë shtetit. Në një kohë rekord u arrit dërgimi i saj në Turqi. Por, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor Elona nuk arriti dot të mposhtë sëmundjen.

Edhe pse ishte në luftë për jetën, Elona ishte një vajzë plot me dëshira. Kështu e kujton edhe drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari.

“… Atë ditë hyra në reanimacion, ku mundohesha t’i jepja vajzës shpresë. E pyeta se çfarë dëshirash kishte.

Ajo mu përgjigj: Dua të kem një dhomë prej vërteti, pasi shtëpia jonë është e shkatërruar! Pa u menduar gjatë, i premtova Elonës se do të bënim të pamundurën për t’i realizuar dëshirën!”

RINDËRTIMIFamilja Kuburja humbi shtëpinë gjatë tërmetit të nëntorit. Ne sëbashku me donatorin Philip Morris i…

Gepostet von Fundjavë Ndryshe am Dienstag, 28. Juli 2020

 

Kushtet ekonomike të familjes Kuburja ia vështirësonin edhe më tepër mundësinë e kurimit të vajzës së tyre. Për këtë arsye edhe prindërit kishin vënë çdo gjë në shitje, madje dhe shtëpinë e vjetër, për të shëruar vajzën.

Veç dhimbjes së fortë për mungesën e Elonës, ata përballeshin me një tjetër shqetësim. Tërmeti i 26 nëntorit bëri që shtëpia e tyre të shkatërrohej plotësisht, duke i lënë dy prindërit dhe 3 vajzat e vogla në qiell të hapur.

Por, tani ky makth ka marr fund. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Hajdari bën me dije se premtimi i bërë ndaj Elonës u përmbush. Familjes Kuburja iu mundësua një shtëpi e re, po ashtu fondacioni do të vazhdojë me mbështetjen e çdo nevojë të tyre.

Ta gëzoni shtëpinë e re bashkë me vajzat!

Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë