| Contact Us: +355 68 808 9999

Familjarët nuk kishin më shpresa, “Fundjavë Ndryshe” ndryshon jetën e 13-vjeçares

Sonjela Ymerllari, 13-vjeç, e cila vuante nga skolioza, me ndryshime të funksionit nervor të anësive të sipërme dhe të poshtme, është një tjetër rast që ka patur përparime të jashtëzakonshme.

Tre muaj më parë, Sonjela i’a doli mbanë me ndërhyrjen kirurgjikale në Turqi. Pas rikuperimit, ajo u kthye me familjarët e saj në Shqipëri. Muaj më parë, gjendja e saj ishte tejet e rënduar e ndërsa shpresat ishin shuar, pasi sëmundja i kishte avancuar në 95% të saj, duke i prekur çdo organ, e duke i rrezikuar jetën.

Rasti i publikuar nga “Fundjavë Ndryshe” mori vemendjen e donatorëve. “Top Channel” mori përsipër dhurimin për operacionin e Sonjelës, duke i dhënë mundësinë e rikthimit drejt normalitetit. “Fundjavë Ndryshe” është rikthyer sërish në shtëpinë e Sonjelës, për të parë se çfarë ka ndryshuar në jetën e saj.

Në të vërtetë mrekullia ka ndodhur, pasi ajo është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe rikuperimi i saj është i ndjeshëm. Familjarët thonë se falë operacionit që shkoi mjaft mirë, jeta e saj ka ndryshuar. Ajo po shkon në fizioterapi, dhe po përmirësohet dita-ditës.

Media Contacts

More to explore

Durrësi në fokus nga “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari takon zyrtarët e lartë për projektet sociale

“Fundjavë Ndryshe” ka zbarkuar në Durrës, për t’u njohur me problematikat sociale-ekonomike, e në të njëjtën kohë për tu koordinuar për familjet në nevojë....

“Fundjavë Ndryshe” pranë familjeve në nevojë, nis shpërndarja e veshjeve

Dyqani Rogers Tirana, për të tretin vit me radhë i është bashkuar nismës për ti qëndruar pranë familjeve në nevojë, me veshje të ngrohta....

Një jetë e re në shtëpinë e siguruar nga “Fundjavë Ndryshe”, Hajdari takon familjen në Fier

Me dhjetra familje në të gjithë Shqipërinë kanë siguruar një strehëz të ngrohtë nga “Fundjavë Ndryshe”, e cila nuk e ka lënë misionin fisnik...

Më Shumë