| Contact Us: +355 68 808 9999

Dy fëmijët jetimë kanë nevojë për ne!

Pak muaj më parë Zabiti dhe Rigensi humbën babain e tyre prej një sëmundje të rëndë. Një tragjedi e cila rrënoi edhe më shumë familjen Pirra. Ndonëse e mbetur krejt e vetme, e dëshpëruar Eda mundohet të sigurojë jetën për dy djemtë e saj. Por, mundësitë janë të pakta.

 “E vetmja gjë që më jep forcë janë fëmijët e mi, na mungon shumë. Ishim shumë të lumtur më parë, kishim shumë ëndrra. Donim të rrisnim fëmijët, t’i shkollonim, t’i jepnim një jetë më të mirë.”

Por, janë pikërisht këto ëndrra, të cilat e mundojnë çdo minutë Edën. Ndërsa e mundon brenga e amanetit  të kryefamiljarit, kërkonte veç që fëmijët të ishin të lumtur. Por, 30 vjeçarja e ndjen veten të pafuqishme t’i ofrojë një jetë të sigurt dy djemëve.

Shitën çdo gjë që kishin me shpresën se do të gjenin kurim, por sot Eda gjendet në mes të katër rrugëve. E vetmja ndihmë i ka ardhur nga prindërit e Edës, të cilët ndonëse me shëndet të rënduar e gjendje të vështirë ekonomike i strehuan në një dhomë. Por, kushtet janë shumë të këqija, duke ia bërë të pamundur mbijetesën.

“Kjo dhoma është e vjetër, muret janë të çara. Te vrimat kemi vendosur disa qese që të mos hyjë i ftohti. Nuk kemi as tavolinë për të bërë detyrat, ajo që është aty është e vogël. I bëjmë me radhë mësimet, njëherë vëllai e pastaj i bëj unë,” rrëfen me lot në sy Zabiti. 

Sot familja ka nevojë për ndihmën tonë.  Veç pak mjafton që këta fëmijë të besojnë se në jetë nuk ka vetëm dhimbje.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë