Dioni është 1 vjeç, por prej ditës kur ka ardhur në jetë, dergjet në dyert e spitaleve. Ka lindur me një problem të rrallë në veshka, i cili po ia dëmton rëndë ato duke rrezikuar t’ia nxjerrë jashtë funksionit. Prej gjendjes së rënduar shëndetësore, ai ka kryer disa operacione, por pa rezultat. Kjo gjë e ka rrënuar edhe më shumë familjen, të cilët me dëshpërim bëjnë thirrje për ndihmë.
Sipas mjekëve Dioni ka nevojë të kryejë një operacion sa më shpejt, pasi jeta e tij është në rrezik. Ndërhyrja mund të kryhet vetëm jashtë vendit, pasi në Shqipëri nuk janë pajisjet e nevojshme. Operacioni mund të kryhet në Itali, të cilin shoqata Shqiponja APS në Reggio Emila e ka marr përsipër, e i duhet të qëndrojë atje për 17 muaj.
Por, familja është në rrënim në plotë, kanë mbetur pa asnjë të ardhur. E kanë të pamundur të heqin shpenzimet e transportit, qëndrimit dhe ushqimit, të cilat kushtojnë 20 mijë euro. Me një lutje të ndjerë, Hygerta bën thirrje për ndihmë për të voglin e saj. Të bashkohemi për të shpëtuar jetën e Dionit të vogël!
Përditësim:
Dioni së bashku me prindërit e tij janë nisur drejt Italisë, ku vogëlushi do t’i nënshtrohet ekzaminimeve dhe ndërhyrjes kirurgjikale.
Bamirësia nuk të varfëron!
Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.