Prej 4 vitesh, Aneta është duke rritur e vetme katër fëmijët e mbetur jetimë. Si pasojë e një sëmundje së diabetit, kryefamiljari ndërroi jetë. Fill pas kësaj, Aneta u gjend e vetme në mes të katër rrugëve, me 3 vajza të mitura dhe 3 muajshe shtatzënë.
Pas shumë mosmarrëveshjeve dhe konflikteve me të afërmit asaj i duhej të largohej nga Dibra dhe u transferua në Kavajë së bashku me fëmijët. Por, edhe aty jetesa ka qenë shumë e vështirë, ndërsa rrezikonin edhe të mos kishin as çati mbi kokë.
Ishin shqiptarët të cilët nuk e lejuan këtë gjë të ndodhë. Në një kohë shumë të shkurtër, “Fundjavë Ndryshe” bëri të mundur sigurimin e një shtëpie të re për Anetën dhe të vegjëlit e saj.
“Na vjen shumë mirë që erdhi dita të hyjmë në shtëpinë tuaj dhe shpresoj që t’iu ecë sa më mbarë. Ne do të na kesh gjithmonë në krahë për çdo nevojë. Tani për ju do të fillojë një jetë e re dhe unë uroj që të keni vetëm shëndet.
Shtëpia është në qendër të qytetit në Kavajë dhe do të kesh lehtësinë edhe për të marr shërbimet e nevojshme. Qoftë shkolla për fëmijët apo edhe një punë që do mundohemi të sigurojmë për ty Aneta.
Dua të falenderoj të gjithë kontribuesit që e bënë të mundur këtë gjë, e në veçanti dontaori Sh.Q., i cili dëshiron të mbetet anonim. Edhe pse ndihma që ai jep për shumë familje që kanë nevojë është e jashtëzakonshme,” u shpreh gjatë inagurimit të banesës së re, drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe, Arbër Hajdari.
Ta gëzoni shtëpinë e re!
Bamirësia nuk të varfëron!
Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.