| Contact Us: +355 68 808 9999

“Do lë shkollën që të punoj”/ 4 fëmijë jetimë kanë nevojë për ndihmën tonë

Aneta Plaku është nëna e katër fëmijëve dhe prej 4 vitesh ajo po mundohet që të rrisë të vegjëlit e saj e vetme. Kryefamiljari ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes së diabetit, pas neglizhencës dhe pamundësisë për të shkuar dhe për të bërë kontrollet mjekësore.

“Motrat e vëllai nuk kanë njeri tjetër përveç meje, edhe mami. Që pasi babai ndërroi jetë, më ka mbetur mua e mamit në supe të kujdesemi për ata. Sepse fëmijët jetimë kështu e kanë,” shprehet Oksana vajza e madhe, e cila me dëshpërim thotë se do të ndërpresë edhe shkollën për të punuar.

Pas humbjes së bashkëshortit Aneta u gjend e vetme në mes të katër rrugëve, me 3 vajza të mitura dhe 3 muajshe shtatzënë. Pas shumë mosmarrëveshjeve dhe konflikteve me të afërmit asaj i duhej të largohej nga Dibra dhe u transferua në Kavajë së bashku me fëmijët.

Shtëpinë ia ka paguar një donator deri në përfundim të këtij viti. E në janar, Aneta druhet se do të mbesë sërish në rrugë, pasi nuk ka asnjë të ardhur për të paguar qiranë.

Ajo tregon se ka kërkuar punë, por e ka pasur shumë të vështirë, pasi gjithmonë ia kanë mbyllur derën. Të vetmet të ardhura janë ndihma ekonomike dhe pensioni i jetimit, të cilat shpesh nuk mjaftojnë edhe për t’ia dalë mbanë me ushqimet.

Pasi u njoh me rastin “Fundjavë Ndryshe” i është gjendur pranë për çdo nevojë të tyren. Ndërsa bën thirrjen për ndihmë, në mënyrë që të sigurojmë një strehë të re për Aneta Plakun dhe 4 fëmijët e saj të mitur.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Durrësi në fokus nga “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari takon zyrtarët e lartë për projektet sociale

“Fundjavë Ndryshe” ka zbarkuar në Durrës, për t’u njohur me problematikat sociale-ekonomike, e në të njëjtën kohë për tu koordinuar për familjet në nevojë....

“Fundjavë Ndryshe” pranë familjeve në nevojë, nis shpërndarja e veshjeve

Dyqani Rogers Tirana, për të tretin vit me radhë i është bashkuar nismës për ti qëndruar pranë familjeve në nevojë, me veshje të ngrohta....

Një jetë e re në shtëpinë e siguruar nga “Fundjavë Ndryshe”, Hajdari takon familjen në Fier

Me dhjetra familje në të gjithë Shqipërinë kanë siguruar një strehëz të ngrohtë nga “Fundjavë Ndryshe”, e cila nuk e ka lënë misionin fisnik...

Më Shumë