| Contact Us: +355 68 808 9999

Lajme të mira/ Noemi vogël do të kryejë operacionin e jetës

Pak kohë më parë, Luçjana, mamaja e Noemit të vogël i drejtoi një thirrje gjithë shqiptarëve. Kërkonte ndihmë për të shpëtuar të bijën, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë. Vogëlushja është diagnostikuar me spina bifida, një sëmundje e rrallë dhe shumë e rrezikshme e shtyllës kurrizore.

Lutjes së Luçjanës dhe syve plot shpresë të Noemit, i janë përgjigjur shumë qytetarë. Nëpërmjet kontributit të tyre u bë e mundur që të mblidhet shuma e nevojshme, për të dërguar 1-vjeçaren për trajtim jashtë vendit.

Lajmin shpresdhënës e ka dhënë drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari i cili vizitoi familjen në Berat. Hajdari ka falenderuar të gjithë bamirësisit për kontributin, si dhe emisonin ‘’Stop’’ për mbështetjen.

”Në Berat, për t’i dhënë lajmin e mirë nënës së Noemit, vajzës 1-vjeçare e cila vuan nga një sëmundje e rëndë.  Shuma 25.000 Euro u arrit, tani po përgatisim nisjen për operacionin e vajzës që për hir të vërtetës është i vështirë. Faleminderit e mirënjohje të gjithë bamirësve që kanë kontribuar.  Faleminderit Emisionit Stop për mbështetjen”, shkruan Hajdari në rrjetin social, Facebook.

Ndërsa pritet që shumë shpejt Noemi dhe prindërit e saj të nisen drejt Turqisë, mirënjohja shumë e madhe shkon për çdo shqiptar që u bashkua për të shpëtuar një jetë.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë

Login

Register

terms & conditions