| Contact Us: +355 68 808 9999

Në ditëlindjen e parë, e ëma lutet për të shpëtuar Noemin!

Noemi sapo ka mbushur 1 vjeçe, por fatkeqësisht ditëlindja e saj e parë e gjen mes lotëve të nënës së vetë. E cila ditë e natë i lutet Zotit për shëndetin e Noemit, e cila vuan nga një sëmundje e rrallë dhe shumë e rrezikshme e shtyllës kurrizore, spina bifida. Një sëmundje e rrallë që prek foshnjet që në fetus, e nëse nuk trajtohet rrezikon të lërë pasoja të parikuperueshme gjatë gjithë jetës. Problemet shkaktohen në shtyllën kurrizore, paralizë e  dëmtim të organeve të barkut.

Prej komplikacioneve të rënda, operacioni është shumë delikat dhe në Shqipëri nuk mund të kryhet. Pavarësisht se ka trokitur në dyert e dhjetra spitaleve, mami i Noemit nuk ka marr zgjidhje. E vetmja mundësi është kurimi jashtë shtetit.

Por gjendja ekonomike e familjes  është e rrënuar, babai i Noemit punon pa pushim, por me rrogën e tij e ka të vështirë të sigurojë edhe bukën e gojës për familjen. Operacioni i Noemit në Turqi kushton rreth 25 mijë euro dhe familja kërkon ndihmën e shqiptarëve.

“Me një rrogë që ka burri, as për kafshatën e gojës nuk është, për operacionin e gocës as nuk imagjinohet dot. Ju kërkoj shqiptarëve për hatër të kësaj goce, ju lutem më ndihmoni. Sepse është fëmijë i vogël, e të vuaj kaq shumë që tani, nuk e di. Ia kam lënë Zotit në dorë dhe gjithë shqiptarëve kudo ku janë,” rrëfen me kot në sy Luçjana.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Durrësi në fokus nga “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari takon zyrtarët e lartë për projektet sociale

“Fundjavë Ndryshe” ka zbarkuar në Durrës, për t’u njohur me problematikat sociale-ekonomike, e në të njëjtën kohë për tu koordinuar për familjet në nevojë....

“Fundjavë Ndryshe” pranë familjeve në nevojë, nis shpërndarja e veshjeve

Dyqani Rogers Tirana, për të tretin vit me radhë i është bashkuar nismës për ti qëndruar pranë familjeve në nevojë, me veshje të ngrohta....

Një jetë e re në shtëpinë e siguruar nga “Fundjavë Ndryshe”, Hajdari takon familjen në Fier

Me dhjetra familje në të gjithë Shqipërinë kanë siguruar një strehëz të ngrohtë nga “Fundjavë Ndryshe”, e cila nuk e ka lënë misionin fisnik...

Më Shumë