| Contact Us: +355 68 808 9999

Shqiptarët i shpëtojnë jetën Albionit të vogël!

Albion Hyka, 3 vjeç, është një ndër fëmijët që iu rikthye buzëqeshja nga shqiptarët dhe “Fundjavë Ndryshe”. Djali i vogël pritet që t’i rikthehet normalitetit, pas operacionit me sukses që kreu në Turqi falë ndihmës së “Fundjavë Ndryshe”.

Në më pak se dy orë nga publikimi i rastit, pati një ndërgjegjësim në masë nga shqiptarët kudo ndodheshin, duke dhënë kontributin e tyre që shkonte në shumën 20.000€.

Albioni kur u bë 4 muajsh i doli problemi me dorën. Në atë kohë, familja i kishte kryer të gjitha kontrollet, ndërsa mjekët i kishin thënë se ishte i vogël për ndërhyrje pasi kishte mungesë kocke.

Kur djali ka mbushur 2-vjeç i janë shfaqur problemet me këmbën. Në atë periudhë, bluzat e bardha i kanë thënë prindërve që kur të mbushë 5-vjeç do i kryenin një ndërhyrje. Për fat të keq, Albioni theu këmbën, ku për 6 javë e mbajti në allçi.

Ndonëse kishin kërkuar ndihmën e mjekëve, nuk e kishin marrë përsipër duke i vënë në dukje faktin se ishte rast i rrallë dhe mjaft serioz. Teksa shpresat ishin shuar, një dritë në fund të tunelit u shfaq për 3-vjeçarin. Ai tashmë ka kryer ndërhyrjen dhe është shëndoshë e mirë.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë