| Contact Us: +355 68 808 9999

2 fëmijët rrezikojnë të humbin jetën, thirrja dëshpëruese e babait!

Prej afro një viti Lulzimi qëndron në këtë stol pranë pediatrisë në QSUT. Të gjithë e dinë që ky është krevati i tij dhe pakkush ulet në të. Ai nuk është i pastrehë, por kjo është e vetmja mënyrë për të qëndruar pranë fëmijëve të tij. Të cilët prej muajit janar janë duke luftuar me kohën. Emanueli dhe Endrina vuajnë nga një sëmundje e rrallë e veshkave.

13-vjeçarja është në gjendje më të rëndë se i vëllai; e prej shtatorit, 3 herë në javë i duhet të bëj dializën.

“Vajza është shumë e dobët, ka prerë edhe ushqimin, e rëndon shumë edhe dializa. Kurse, djali është pak më ndryshe. Janë shumë të stresuar. Sidomos kur vajza dëgjoi doktorin që tha se pas 1 viti mund të bëhet prapë për transplant, nuk pranonte të vinte më as kartoterin për të bërë dializën.”

Mjekët në Shqipëri nuk kanë mundur të përcaktojnë një diagnozë të saktë të sëmundjes, por veç kanë thënë se të dy fëmijët duhet të bëjnë transplant veshke. Teksa Lulzimi dhe bashkëshortja e tij kanë dalë dhurues të përshtatshëm, sërish kjo ndërhyrje është e rrezikshme. E vetmja mundësi për Lulzimin është që trajtimi i dy fëmijëve të kryhet në Itali.

Një shoqatë në Itali ka marr përsipër ndërhyrjen e fëmijëve. Por, Lulzimi e ka të pamundur të heqë shpenzimet e transportit dhe qëndrimit, të cilat kushtojnë 10 deri në 12 mijë euro.

“Duhet të jemi të dy, së bashku me gruan atje, në rast se do duhet të kryejnë transplantin. E kam shumë të vështirë, nuk di ku t’i gjej më lekët. Ato çfarë kisha, i harxhova të gjitha, kam 1 vit që rri këtu.”

Familja jeton në fshatin Shëmrizë në Gramsh, në një godinë të vjetëruar, kushtet e të cilës janë shumë të rënda. Pavarësisht gjendjes së vështirë, Lulzimi asnjëhëre nuk ka dashur të zgjasë dorën. Deri më sot, kur nuk i ka mbetur më asgjë.

“Gjithë jetën për ata fëmijë kam punuar, që t’i çoja në shkollë. Vetë kam mësuar shumë e nuk ika prej fukarallikut në shkollë të lartë. E jam munduar me mish e me shpirt që t’i çoja fëmijët me studime. Gjithmonë duke kursyer nga 5 lekë, që të iknin fëmijët në shkollë.”

Lulzimi është i dëshpëruar, ndërsa shëndeti i të voglës Endrinë është përkeqësuar shumë ditët e fundit. Ndërsa ajo i drejtohet gjithë shqiptarëve me nje lutje të dhimbshme, të dy fëmijët kanë nevojë urgjente për ne.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë