| Contact Us: +355 68 808 9999

“Asnjeri s’luan me mua se jam e sëmurë, s’dua të më tallin”, 7-vjeçarja kërkon ndihmën tonë!

Ajli e cila është vetëm 7-vjeç, po jeton çdo ditë me një sëmundje e cila i’a ka vështirësuar jetën. E si të mos mjaftonte kjo, e mitura po përballet çdo ditë me fëmijët e moshës së saj të cilët e përbuzin dhe nuk duan që ajo të qëndrojë me ta. Jeta e ka sprovuar që të vogël, por Ajli ka treguar se e do jetën.

Kur ishte 3 muajshe, rezultoi se vuante nga angiokeratoma e ulceruar me inflamacion kronik. Pasojat janë të shumta, pasi ajo nuk fle dot, nuk urinon dot, e po kështu nuk mund të vesh dot rrobat për moshën e saj pasi i ngjiten në trup dhe i japin dhimbje.

“Kam shumë nishane tek trupi që më japin shumë dhimbje. Unë kam shumë pufka nga dielli, se kur luaj unë përjashta tek dielli kur rri shumë, dielli vjen dhe më djeg trupin dhe më jep pufka…”, tha e vogla.

Një tjetër ‘shuplakë’ e fortë, një dhimbje edhe më e madhe vjen nga shoqëria shqiptare. Ajli rrëfen se ajo nuk ka miq, e madje në klasë nuk e lejojnë që të vijojë procesi mësimor, pasi kanë frikë se ajo i ngjit sëmundjen.

“Ndihem keq, s’kam shok hiç. Vetëm një shok kam, Nikleon. Se kalamajtë e tjerë nuk më kanë qef mua, se kam plagë. Kur unë hyj në klasë, s’më lejojnë mua të hyj se i bëj të sëmurë si mua…”, u shpreh Ajli.

Kurimi i saj jashtë vendit kushton 24.000 €. Ajli ka nevojën tonë që jeta e saj të ndryshojë, dhe të jetojë si gjithë bashkëmoshatarët e saj!

🔷 Numrat e llogarisë: 🇦🇱
🔷 Emri i llogarisë Fondacioni Fundjavë Ndryshe
🔻Emri i Bankës: Raiffeisen Bank
🔺 SWIFT CODE – SGSBALTX
🔻0011184027 – ALL – AL76202110130000000011184027
🔻0021184027 -EUR – AL61202110130000000021184027
🔻 0041184027 -Pound-AL12202110060000000041184027
🔷Numri i llogarisë në Zvicer 🇨🇭
🔷Emri i llogarisë : Fundjavë Ndryshe Swiss
🔷Emri i Bankës : Raiffeisen Bank
🔷Account Number : CH65 8080 8002 9939 0713 5

Media Contacts

More to explore

Më Shumë

Login

Register

terms & conditions